web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amnistia Penale/ Bardhi tregon vendimin që ka marrë PD-ja

2024-02-06 11:07:00, Politikë CNA
Amnistia Penale/ Bardhi tregon vendimin që ka marrë PD-ja
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat nga Kuvendit theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton që të asgjësojë opozitën. 

Gjatë fjalës së tij, ai u pyet nga gazetarët edhe për amnistinë penale, ku theksoi se nuk janë kundër në parim, por do të shkojnë në fazën e votimit, pasi parlamenti t'i kthehet funksionalitetit. 

"Nëse Edi Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë. Përpara se të shkojmë në ligjin konsensual, parlamenti do duhet t'i kthehet funksionalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi i maxhorancës për të respektuar Kushtetutën. E mbështesin amistinë penale, por përpara se të shkojnë në këtë fazë, do duhet t'i kthehemi shinave dhe funksionimit të Kuvendit", u shpreh Bardhi./CNA 

 

 





11:53 POLITICS

Jorgo Goro, in SPAK

The Acting Mayor of the Municipality of Himara, Jorgo Goro...

Lajmet e fundit nga