web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada Britanike financon Nismën Thurje/ Manjani:Ligji të ndalon, nuk njeh para ruse, amerikane, apo kineze

2023-03-08 14:41:00, Politikë CNA

Ambasada Britanike financon Nismën Thurje/ Manjani:Ligji të ndalon,

Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet sociale një projekt që ai e quan Akademi Politike, e cila financohet edhe nga Ambasada e Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë. Shabani ka shpallur veten kandidat për bashkinë e Tiranës më 28 shkurt nga partia politike Nisma Thurje.

Pas denoncimit nga CNA.al, pasi “Nisma Thurje”, është regjistruar si parti politike dhe po bëhet gati për zgjedhjet e 14 maji, kanë ardhur edhe reagimet.

Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjete sociale, ashtu siç e ka thënë edhe CNA.al, shkruan  se Ligji ynë për Partitë Politike ndalon pranimin e financimeve të huaja.

Ambasada Britanike financon Nismën Thurje/ Manjani:Ligji të ndalon,

“Dmth, që të sqarohemi, Ligji ynë për Partitë Politike ndalon pranimin e financimeve të huaja.

E ndalon, pavarësisht nëse paratë janë Ruse, Amerikane, Angleze, Kineze apo ku e di unë ç'ë tjetër.

Dmth të mos kesh marrë para Ruse, por Amerikane apo Angleze nuk të bën të ligjshëm.

Sa për informacion ligjor”, ka shkruar Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga