web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Dash Sula/ “Shpërthen” në mallkime: Vrafshin veten Berisha dhe Alibeaj

2023-03-07 19:23:00, Politikë CNA

Nuk përmbahet Dash Sula/ “Shpërthen” në mallkime:

Deputeti Dash Sula nuk është përmbajtur ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

Marrë shkas nga situata pas dhënies së vendimit për vulën, Sula mallkoi Berishën dhe Alibeaj, duke i thënë vrafshi veten.

Ai deklaroi në emisionin e Arbër Hitajt se këta persona do t’i dënojë historia, pasi i akuzoi për ndarjen e PD-së në dy grupe.

“Vrafshin veten Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj. Do t’i dënojë historia, sidomos Sali Berishën sepse ai e ka në dorë bashkimin e demokratëve 90%. Ai është lideri historik. Po të dojë Berisha brenda 5 orëve realizohet një lloj situate që më 14 të shkohet me një kandidat dhe të jemi fitues. Mbrapa pastaj vrafshin veten të dyja palët”, theksoi deputeti./ CNA.al





17:00 POLITICS

“Programi

Në ditën e mësuesit, Zëvendës kryeministrja njëherësh mini...

Lajmet e fundit nga