web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

32 vite nga krijimi i Partisë Demokratike/ Berisha bën urimin special

2022-12-11 11:07:00, Politikë CNA
32 vite nga krijimi i Partisë Demokratike/ Berisha bën urimin special
Sali Berisha në vitet '90

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, ka uruar ditëlindjen e partisë.

Si sot 32 vite më parë, u ngritën themelet e një partie të re që do të sillte pluralizmin politik në Shqipëri.

Berisha është lideri historic, i cili prej disa dekadash jep kontributin e tij në këtë parti dhe ende qëndron në krye të demokratëve.

E sot nuk mund të mungonte urimi i tij.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike!

Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri. #sb”- shkruan Berisha në Facebook.

 





Lajmet e fundit nga