web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Puthja” fatale e Serbisë për Abazoviç!

2022-08-20 10:03:00, Opinione Tritan Shehu
“Puthja” fatale e Serbisë për Abazoviç!
Dritan Abazoviç, kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi

Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia.

E rrëzoi se e shtyu shumë larg me kërkesat e saj, me atë çfarë i kërkoi e i kërkonte të përmbushte ai.

Me ato çfarë ai realizoi e po realizonte të përputheshme me aspiratat e Serbisë, duke i “sheqerosur” me etiketën:

—Në emër të “bashkëjetesës” në vetë Malin e Zi!

—Në emër të “stabilitetit” të Rajonit!

Dhe të gjitha këto, duke filluar nga qëndrimi i tij ndaj “Ballkanit të hapur” alias “Jugosllavia e re”…

Dhe deri tek marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, aq shumë e kontestuar në Mal të Zi.

Abazoviçi u rrëzua se kaloi “vijën e kuqe”, që votuesit e tij, ai Parlament, që e votoi i kishin vënë në mbrojtje të atyre principeve, që ata i konsiderojnë të pa shkelshme.

Sepse ai kështu doli nga mandati i tij për hir të marrëdhënieve me Serbinë.

Marrëdhënie këto të kërkuara nga Beogradi, por që bien ndesh me interesat jo vetëm të atij vendi.

Një precedent me domethënie të qartë ky nga opinioni e Parlamenti i atij vendi të vogël, fqinj me ne, por që duhet të vlejë si një shembull e mësim shumë më i gjerë.





09:51 Opinione Kastriot Islami

End of impunity!

The opposition has demanded early elections. This is neces...

Lajmet e fundit nga