Take care girls!/ Things like this happen in the 'world' too
I was teased for this note by the case of the policewo...

Wherever we turn, whatever we analyze and comment on, the invincibility of Edi Rama's governing power remains in absolute power. Not because it is successful, not because it is keeping the electoral commitments of the multidimensional "Renaissance" of the country, but because on the horizon of Albanian politics there does not seem to be any other political force "better than the "Renaissance", the result of which is Rama 3 government.
Nëse do ta krahasojmë këtë kabinet të tretë me dy të mëparshmit: atë 2013-2017; 2017-2021; 2021 e në vijim do të konstatojmë pa shumë sforco se ky kabineti i fundit është më i dobëti, më i përfoluri për matorizëm, më i mbrapshti dhe i dalëboje që në muajt e parë të mandatimit qeverisës.
E megjithatë, ironikisht, kabineti Rama 3 mbetet i çimentuar, i pathyeshëm, i pakonkurueshëm në qeverisjen e vendit, edhe pse e theksojmë: pjesa dërmuese e votuesve shqiptarë janë të pakënaqur nga qeverisja e Kryeministrit, të “Rilindjes”, për shkak të zhgënjimit nga mosmbajtja e premtimeve të bujshme elektorale.
Veçanërisht nga zhytja në varfëri e shumicës dërmuese të popullsisë.
Nga rritja drastike e kostos së jetesës dhe papërballueshmëria e saj me të ardhurat që ofron politika zyrtare e qeverisë;
Nga mungesa e politikave sociale;
Nga korrupsioni i paparë zyrtar, flakët e të cilit në vend të vinin drejt shuarjes, janë kthyer në flakadanë të pafikshëm;
Nga zbrazja e buxhetit të taksapaguesve për të kënaqur oligarkët e pushtetit;
Nga zbrazja e vendit prej rinisë, që në mungesë të një prespektive optimiste si kreshendo, ka zgjedhur arratisjen drejt perëndimit;
Nga amatorizmi i drejtimit dhe kokëfortësia për të mos iu shqitur kolltuqeve edhe kur kufiri i tolerancës tejkalohet maksimalisht.
Sipas raportimeve zyrtare, brenda tetë muajve të këtij viti, në Shqipërinë e “Rilindjes”, me vetëm 2.8 milionë banorë të mbetur ende, kanë ndodhur 42 atentate, janë vrarë 24 persona dhe plagosur 23 të tjerë. Ç’duhet më shumë që në mungesë të vullnetit për tu dorëhequr, Ministri me gjithësoj sorollopin që e rrethon të shkarkohet?
Më shumë se 80 % e rreth 700 mijë pensionistëve vijojnë të paguhen me pensione mujore nga 13.200 në 30 mijë lekë, një standart ky që për vite e vite ka mbetur i pandryshuar, duke njohur fare pak rritje para fushatave elektorale, me nga 200-400 lekë. Ndërkohë që niveli i të tillë pensioneve mbetet mjeran ai i “pensioneve të posaçme”, ku hyjnë ish-deputetë, ish-ministra, e isha të nivelit të lartë nuk njeh ndalje.
Statistikat e nxjerra nga raportet e ndërkombëtarve flasin për shifra alarmante në nivelin e ulët të jetesës së shqiptarëve, 75% e familjeve të të cilëve të ardhurat mujore i shpenzojnë për të përballuar jetesën: ushqimin, faturat, taksat etj., duke harruar argëtimet modeste dhe mos kursyer asnjë qindarkë. Të vetmit që kanë rritur fitimet dhe nuk e njohin krizën janë rrethet e “oligarkëve” të pushtetit dhe ish-pushtetarëve, që në mungesë të dhënies llogari jetojnë si “sheikë”.
E megjithatë, ironikisht, kabineti Rama mbetet i çimentuar, i pathyeshëm, i pakonkurueshëm në qeverisjen e vendit. I pa-largueshëm me vota, edhe nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin parakohe.
Qeverisje e mbushur me skandale, keqqeverisje, një Kryeministër inatçor, gojëshprazur dhe goditës ndaj çdokujt që nuk i vjen për shtat oreksit të tij të “100 luleve e 100 shkollave”, që e nis ditën e punës me debate në rrjetet sociale ( ngjashmërisht me një lojë fëmijësh), duke copëtuar me fjalor të padenjë cilindo që përpiqet ta rikthejë me këmbë në tokë…
I tillë është Edi Rama, kryeministër në mandatin e tretë qeverisës dhe fitues absolut i një mandati të katërt, nëse gjërat do shkojnë si deri më sot.
Sepse, nëse, në kampin e opozitës diçka nuk ndryshon për mirë (gjë që nuk shpresohet të jetë e afërt), është absolutisht e pamundur që Edi Ramës t’i hiqet e drejta e qeverisjes me votime, dmth me vota. Për tu bindur rreth vërtetësisë së këtij konkluzioni mjaftojnë pak, fare pak argumenta.
Më së pari, fakti që administratën zyrtare nga 100 mijë që e la Fatos Nano, Edi Rama e ka rritur në mbi 180 mijë me tendencën në rritje drejt 200 mijë punonjësve. Pas të cilëve fshihen minimalisht 4 votues familjarë e më shumë fisnorë, që nisur nga interesat personale del t’i sjellin “Rilindjes” nga 700 deri në 800 mijë vota në favor.
Tregues i kësaj llogarie është fakti se administrata zyrtare është e pushtuar nga soj e sorollop “rilindasish”, nga farefisni e militantë, krateri i të cilëve sa vjen e zgjerohet.
Midis rreth 2 milion votuesve pjesëmarrës në votime, 700-800 mijë vota në favor nuk janë pak për të çimentuar fitoren dhe pushtetin e katërt të Edi Ramës. Por këta nuk janë i vetmi kontigjent fatvendosës.
Si i tillë duhet llogaritur edhe 30-40 përqindshmi i votave abstenuese të të njohurit si “elektorati gri”, që përmbledh të paangazhuarit dhe të zhgënjyerit nga Partia Demokratike, shernaja në të cilën gjithashtu e bën të çimentuar pushtetin e “Rilindjes”.
Për më tepër, Edi Rama, mbetet i pashqitshëm nga kabineti kryeministror po të llogarisim që në 99.99 % pushteti vendor është në dorë të forcës së tij politike.
Pra 700-800 mijë vota nga administrata militanteske e pushtetit, 30-40% vota më pak për opozitën nga të zhgënjyerit dhe elektorati gri, 99.99 % e pushtetit lokal të administruar nga “Rilindja” Rama, e ç’duhet më shumë për të garantuar mandatin e katërt qeverisës, edhe pa hedhur në veprim blerjen, manipulimin e votave apo marifete të tjera sakaq të dala boje.
A depressing prognosis, but a reality that will continue to be present if our western friends do not put into action some scheme to tear Edi Rama and his occult "Renaissance" from the foundation cemented with diabolical wisdom.
I was teased for this note by the case of the policewo...
Albania is not ready to give 'golden passports', grant...
Mrs. Ursula's European Commission cannot do anything t...
To the question why Albania has more murders than Koso...
Unë këtë Presidentin as nuk e njoh e as nuk ma ndjen t...
Që prej mbylljes së Parlamentit, gjatë gjithë verës, m...
Elbasan does not find peace! A young man, a family man am...
The opposition has demanded early elections. This is neces...
By Roland Qafoku I don't believe that there is any journali...
Magnificent Noizy concert in Tirana. The fans were deligh...
Cfarë keqkuptimi!!! Këta të korruptuarit me tendera, me b...
Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Bajram Begaj, p...
Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare? Në rrjete...
Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe ...
By Luciano Boci The decision to keep the portal's "winning"...
Premtimi i Ministres së Arsimit për më tepër shkolla, ngja...
Yesterday, on the day of the anniversary of the tragic dea...
Next to my deck chair on the beach, a middle-aged couple a...
On Monday evening, Federal Bureau of Investigation officia...
To my students, former students (now colleagues), on the a...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...