web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një popull pa guxim! Për servil-mbrojtësit e spiunit I.M.

2022-07-30 21:17:00, Opinione Ernest Marku
Një popull pa guxim! Për servil-mbrojtësit e spiunit I.M.
Foto montazh -Presidenca

Një popull i dërmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i shkelur me këmbë nuk gjen as guximin minimal të reagojë ndaj pafytyrësisë së mbrojtjes së spiunit.

Një spiun, niveli më i lartë i degradimit moral, i cili spiunoi shokun e tij që kërkonte të arratisej nga egërsia e sistemit komunist, sot mbrohet si hero nga një kategori servilësh e pamoral. Dhe askush nuk reagon.

Askush nuk ndjen përgjegjësinë morale që I.M. t’i kujtojë se çfarë i ka bërë këtij vendi në 30 vite, por sidomos sesi është i vetmi politikan që krijoi një organizatë kriminale për të vjedhur shtetin, të cilin e quajti parti.

Sot, na doli edhe spiun dhe askush nuk merr guximin dhe të thotë mjaft. Dikush që fut në burg shokun e tij që luftonte për liri, nuk meriton asgjë në jetë dhe spiuni I.M. i ka përfituar të gjitha në këtë jetë, por kryesisht i ka vjedhur në kurriz të shqiptarëve.

Ka ardhur koha të ketë reagim, jo vetëm ndaj spiunit I.M., por edhe ndaj servil-mbrojtësve publikë të tij sepse degradimi moral do e shkatërrojë përfundimisht këtë vend.





Lajmet e fundit nga