web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kiko analyzes the symbolism of July 28….

2022-07-27 13:33:00, Opinione CNA

Kiko analyzes the symbolism of July 28….

The news that the government will bring the people out on July 28 sent shivers down the spines of Kiko the monkey. Will it turn our descendants against animals in general and monkeys in particular?! Today I read that the number of cows in Albania has been halved. This is zoocide. But still there is hope. In many key positions this country is run by donkeys and I don't believe that the protest will be against us. And against whom is this alla albanian prosthesis at the height of the African heat? Why is the government bringing people to the square?

Për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë më 28 korrik, Kiko mendoi t’i drejtohej kalendarit historik. “Vetëm duke kuptuar të shkuarën, do të jemi të qartë për të ardhmen”, tha Kiko, duke kruar kokën ndërkohë që u zhyt në ngjarjet e mëdha historike që kanë ndodhur më 28 korrik..

28 korrik 1758, Maksimilian Robespierit iu pre koka në gijotinë nga revolucionarët francezë. “Çfarë ka bërë ky Robespieri?! Mos ka qenë doganier në portin e Durrësit dhe ka vjedhur aty arka me banane?. Nëse është kështu, dënimi është mëse i merituar.  Atëherë protesta ka kuptim… mund të jetë kujtesë për të gjithë ata që abuzojnë me postin publik?”

28 korrik 1868,  Amendamenti i 14 i Kushtetutës së SHBA. “çdo shteti të SHBA i  ndalohet t’i heqë secilit jetën, lirinë dhe pronën pa një proces të drejtë ligjor. “Hmm. Sa mirë u ka shkuar mendja, sidomos, te mbrojtja e  pronës. Mos vallë ky amandament është lobim i investitorëve strategjikë. Këta e kanë shqetësim të veçantë shenjtërimin e pronës private”...

27 korrik 1914 Austro Hungari i shpalli luftë Serbisë. “uaaa?!  Mos vallë protesta nesër bëhet në kuadër të Ballkanit të Hapur? A do të thotë kjo se tani Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia do t’i shpallin luftë Austro- Hungarisë? A është protesta një thirrje për mobilizim për luftë reale dhe digjitale?!

28 korrik 2017, Gjykata e Lartë e Pakistanit i ndaloi përjetësisht kryeministrit Navaz Sharif të ushtronte detyrën për shkak të akteve korruptive. “Ky Sharif mos është personi i incineratorëve dhe e ka dënuar SPAK-u? Mos festohet ndëshkimi i atyre që në vend që me incineratorët në vend që të djegin plehrat, djegin paratë e popullit?

28 korrik 1954, ka lindur Hugo Chavez. “ Po ky? Ky më duket se  është shpallur non grata nga ShBA dhe Anglia”. E kuptova njerëzit do të dalin kundër “non gratës”! Ehh “non -gratat për burra janë”

28 korrik, dita ndërkombëtare e mbrojtes së natyrës. “Kjo qenka, ç’qenka, të dalin për natyrën thua në sheshin Skënderbej, në sheshin ku betoni po lartësohet nga mandati në mandat? Mos majmunët në shesh, më falni kushërinjtë tanë njerëzit, do të dalin për të kërkuar më shumë beton, më pak pemë dhe më pak gjelbrim?! Ky mendim i shtiu të dridhërat, por duke shfletuar kalendarin historik, nga frika kaloi në revoltë.

29 korrik, dita ndërkombëtare e tigrave. “Po pse nuk ka një ditë ndërkombëtare edhe për ne majmunët. Ndër gjithë kafshët ne jemi më të ngjashmit me njerëzit?!

Kiko mbylli kalendarin historik, por pas konsultimit me historinë  ishte edhe më i paqartë. E kroi kokën më gjatë se çdo herë tjetër, por sërish pyetja që i vërtitej në mend nuk mori përgjigje:

pse qeveria nxjerr njerëzit në shesh për të protestuar?

Will July 28 be declared the international monkey day?/ CNA.al

 





20:33 Opinione Elida Buçpapaj

"I'm non grata"!

I, who joined the voice of millions and millions of citize...

13:37 Opinione Mitro Çela

The lady in black

-Sad and funny stories about my mom?!- My mother died age...

Lajmet e fundit nga