5 questions for Bujar Kapexhiu
1. Was the 'Price Board' set up to help ordinary peopl...

Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qeverisjeje, Rama deklaroi se “Korrupsioni nuk është zgjidhur në asnjë vend të botës” dhe komunikoi raportimin për korrupsionin, duke deklaruar se ‘tashmë drejtësia është e pavarur nga politika’ dhe se ‘Problematike është paaftësia për të ndërtuar procese që janë transparente të drejta dhe cilësore ‘ dhe për këtë kishte gjetur zgjidhjen përmes një autoriteti të pavarur dhe profesional për tenderime ku do të merrte dhe konsulencë ndërkombëtare.
Para një viti Rama deklaronte 70% të rasteve problematike me prokurime.
Nuk dëgjuam sa zyrtarë të lartë janë dënuar?! Sa pasuri të tyre jane sekuestruar dhe konfiskuar?!
Sa eficiente ishte qeveria me strukturat antikorrupsion në kuadër të strategjisë ndërsektoriale antikorrupsion dhe plan veprimeve në zbatim të saj?
Nuk e dëgjuam të fliste për tenderat sekret, kontratat klienteliste, inceneratorët, abuzimet me tenderat për rindërtimin, apo medikamente dhe instrumente mjekësore në periudhën e pandemisë.
Nuk e dëgjuam të fliste për gruan e Kajmakut që përfitonte para përmes prokurimeve publike, apo edhe gruan e Sharrës dhe jo vetëm.
Nuk e dëgjuam të fliste për transparencën e Qeverisë në koncesione dhe prokurime publike.
Pas 9 viteve qeverisje publikon një raport monitorimi në kuadër të plan-veprimit antikorrupsion 2015-2023, ndërkohë që raportet duhet të ishin 3-mujore, 6-mujore sipas plan-veprimeve dhe konferenca e parë antikorrupsion nuk ishte parashikuar në kuadër të kësaj strategjie, por do të duhej të kishte organizuar të tjera me kohë me të dhëna të sakta dhe me një panoramë reale dhe transparente, të paktën për aq sa raportohet nga organizma ndërkombëtarë që monitorojnë Shqipërinë prej vitesh për korrupsionin.
Ndryshe nga sa u përpoq të mbushte mendjen kryeministri në një sallë me punonjës të administratës mbi baza ‘meritokracie’, sikur edhe deklaron.
Departamenti Amerikan i Shtetit në Raport për Korrupsionin ka konkluduar se:
Pandëshkueshmëria e korrupsionit mbetet një problem në Shqipëri.
Qeveria nuk ka zbatuar ligjin në lidhje me ndjekjen e veprave penale të korrupsionit, lejon punësim të personave të dënuar në pozicione si kryetar bashkie apo pozicione të larta në qeveri.
Transparence International ka gjetur se në Shqipëri
Perceptimi i korrupsionit është i lartë, 110 nga 180 vende.
Ka një rënie 27 vende nga viti 2016 dhe 6 vende nga viti 2021. 8 vende poshtë mesatares.
GRECO ka kërkuar publikimin e këshilltarëve politikë online, funksioneve, informacion për punën e tyre dhe aktivitetin e tyre. Rregulla të qarta në lidhje me funksionare të lartë të qeverisë në kontakte me lobistë dhe palë të treta që kërkojnë të influencojnë pushtetin legjislativ dhe aktivitetin e tyre përmes kontrata të lobimit formale dhe jo formale.
Progres Repport për vitin 2021 ka gjetur
Korrupsioni mbetet një problem i madh në Shqipëri.
Dënimi i zyrtarëve të lartë i kufizuar në numër, duke vazhduar me Politikën e pandëshkueshmërisë të zyrtarëve të lartë të shtetit
Task Forca antikorrupsion ishte më pak efektive.
Duhet vullnet politik në rritjen e numrit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
Mungesë transparence në procesin ligjvënës. Konsultimi publik i ligjeve formale.
Sjellja e administratës e dobët karshi qytetarëve.
Rekrutimi mbi bazë merite, promovimi dhe largimi nga detyra duhet konsoliduar.
Mungon një kuadër ligjor koherent për llogaridhënien.
Pavarësisht kësaj panorame të monitorimit nga organizmat ndërkombëtarë, Kryeministri ‘fitimtar kundër korrupsionit’ harroi të tregonte disa të dhëna ulëritëse, të cilat nuk kanë lidhje me profesionalizmin dhe cilësinë e prokurimeve, por me korrupsionin faktik të kësaj qeverie, që po përpiqet të bëjë epilogun e punës së saj për këto 9 vite keqqeverisje përmes një Konference të parë antikorrupsion.
-Nga viti 2014 tenderat pa garë me 1 operator janë në 30% të procedurave tenderuese. Pra, 1 në 3 tendera janë pa garë.
-Në vitin 2021- 34.4 % e tenderave me një operator me vlerë 333 mil euro ose 21% e vlerës totale të prokuruar
-Oferta të shtrenjta ose oferta në fondin limit. Në 20 % e procedurave vlera e kontratës 100 % e fondit limit. Në 32 % e procedurave 99% e vlerës fondit limit. Në 52 % sa 95-100 % e vlerës fondit limit
-Në 65 % te procedurave tenderuese fiton oferta më e lartë
- 35 mil euro të tenderuara për ilaçe dhe instrumente mjekësore covid pa garë apo poçedura sekrete
-30 % e tenderave të paracaktuara
-Persona me të shkuar kriminale pastrojnë para duke marrë punë publike.
-Miliona euro me tendera sekrete me një rritje eksponenciale nga viti 2014-2022. ( në teknologji informacioni, shërbime qeveritare, mirëmbajtje rrugësh etj.)
-Kufizim konkurrence mes operatoreve ekonomike 236 kontrata sekrete 2013-2018 krahasuar me 20 nga 2008-2013.
- Fondet publike të tenderuara për rindërtimin në favor të klientëve të qeverisë
-Fondet publike të tenderuara abuzivisht për inceneratorët
-Zbatimin e kontratave korruptive të inceneratorëve
-Shifrat marramendëse të tenderimeve për bërjen e punëve publike
-Mungesën e transparencës në specifikimin e nevojave për ofrimin e shërbimeve dhe punëve publike përmes një analize të hollësishme financiare
-Mungesën e transparencës nga organet e qeverisjes në dhënien e e informacionit në lidhje me aktivitetin e qeverisë etj etj.
Dje, Kryeministri kishte shumë për të thënë, por ajo çfarë deklaroi tej asaj çfarë parashikon Strategjia Anti-Korrupsion dhe Plan-Veprimi 2015-2023, ishte struktura e pavarur, profesionale e prokurimeve, meqë administrata ka shumë punë të tjera për të bërë në kuadrin e bërjes së Shtetit në mandatin e tretë të ‘merituar’ të qeverisjes së tij.
This government, shown with facts and evidence as corrupt, has lost the battle with corruption, and can not continue to tell tales to Albanians, who expect the money tendered and misappropriated by these corrupt government officials to be return to Albanian taxpayers.
The few convicted officials, so to speak, of whom Rama is proud, do not justify the state crime of stealing Albanians, let alone be told as success stories in the 'high-level' Conference, as long as none of their wealth is has been seized or confiscated to date.
1. Was the 'Price Board' set up to help ordinary peopl...
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...
There are a hundred, a thousand, maybe many more unpro...
If Asdren were alive to see the pathos of Mrs. Evi Kok...
By Elvi FUNDO Lulzim Basha is the most shadowy man in Alban...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...