Sovereign subjects
There are a hundred, a thousand, maybe many more unpro...

Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ndodhen në Pallatin e Kongreseve, në një Konferencë Kombëtare Kundër Korrupsionit. Ministra, deputetë, zv/ministra, drejtorë, kryetarë bashkie, nëpunës të lartë… janë bërë bashkë për të demonstruar vullnetin e tyre kundër korrupsionit.
Po biem dakord se të gjithë ata njerëz janë vërtetë të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin. Por mbetet pa përgjigje pyetja: Kur të gjithë këta që kanë pushtetin janë kundër korrupsionit, kush e bën korrupsionin?
“Ka qenë deri para pak vitesh, koha kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë dhe kur shërbimet e përmuajshme, si pagesa e dritave, qytetarët duhet të qëndronin në radhë të gjata, në shi apo diell, që t’u jepej mundësia të paguanin”, - tha Rama. Kryeministri këtu ka të drejtë. Qytetarët plaseshin nëpër sportele për të marrë një certifikatë, një dëshmi penaliteti, nja dhjetë lloje vërtetimesh nëpër zyra taksash, aplikime për pasaporta e karta identiteti… për çdo copë letër do të duheshe të shpenzojë kohë, nerva, energji, dhe pa dyshim duhet të paguaje edhe ndonjë gjë nën dorë. Tashmë kjo vërtetë është kapërcyer. Futja e shërbimeve elektronike e kanë bërë më të lehtë jetën e shqiptarëve.
Pa dyshim që kjo burokraci gjeneronte një formë korrupsioni, ajo për të cilin qytetarët flisnin dhe ankoheshin çdo ditë. Pikërisht për këtë betejë foli kryeministri në këtë konferencë, të cilën ai tha se e bën çdo ditë.
Dhe ky është “korrupsioni i vogël”, me të cilin përballen njerëzit në përditshmërinë e tyre. Ai që i bënte apo i bën, të fusin dorën në xhep e të paguajnë një ryshfet për të marrë një shërbim që u takon.
Por a është ky korrupsioni që ka gërryer shtetin, ka gërryer ekonominë, ka shkatërruar konkurrencën, që zhduk në vrimën e zezë taksat e qytetarëve?
Pa dyshim që jo.
“Korrupsionin e madh” njerëzit e thjeshtë nuk e shikojnë, nuk e ndiejnë drejtpërdrejtë, pasi nuk fusin dorën në xhep për t'ia paguar koston.
Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet skandaloze të shëndetësisë, që nga 'check up'-i deri te sterilizimi i gërshërëve të operacionit me çmime skandaloze.
Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet e inceneratorëve që dogjën miliona euro, por asnjë kg mbetje.
Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet miliardere të rrugëve. As portet e aeroportet. Ata nuk paguajnë asgjë kur qeveria u dhuron “investitorëve strategjikë”, dhjetëra hektarë tokë në bregdet, për të ndërtuar hotele e vila pa taksa, për shtesën e të pasurve.
Ky është “korrupsioni i madh”. Ky nuk luftohet me dixhitalizimin e shërbimeve. Këtë nuk e luftojnë ata që janë në atë sallë, sepse ata janë ata që e bëjnë këtë.
Qytetarët këtë lloj korrupsioni nuk e prekin, por thjeshtë e vuajnë!
E vijnë kur sëmuren dhe u drejtohen klinikave e laboratorëve privatë.
E vuajnë në çmimet skandaloze të karburantit që paguajnë, për shkak të taksave të larta që e shoqërojnë atë.
E vuajnë fermerët që marrin subvencionin më të ulët në krahasim me fermerët e vendeve të rajonit.
E vuajnë banorët në fshatra që s’kanë rrugë, ujësjellës, rrjet kanalizimesh, sistem të grumbullimit të mbetjeve…
E vuan mjedisi, që ndotet e degradohet, sepse nuk ka menaxhim mbetjesh urbane.
E vuajnë pyjet që digjen çdo vit sepse shteti nuk blen dot një helikopter apo avion që të hedhë ujë, sepse nuk ka para.
Përfundimi?
Tenderat – tha kryeministri – do t'i bëjë një agjenci e huaj. Nuk do t'i bëjnë më ministritë apo agjencitë qeveritare, sepse ato janë të korruptuara.
Sa mirë!
Po sikur ta dorëzojme të gjithe qeverisjen, e japim me koncension?
There are a hundred, a thousand, maybe many more unpro...
If Asdren were alive to see the pathos of Mrs. Evi Kok...
By Elvi FUNDO Lulzim Basha is the most shadowy man in Alban...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...