web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A lecture for the "conservatory" Evi Kokalari

2022-06-07 10:35:00, Opinione Malbor Duka
A lecture for the "conservatory" Evi Kokalari
Activist Evi Kokalari

If Asdren were alive to see the pathos of Mrs. Evi Kokalari-Angelakis, would write his poem entitled "Forward" like this "with how much longing and how much desire, I am waiting for that day, that I too will be free there, to sell my patriotism to my Albanians".

Këtë ndryshim në krijimin e tij, Asdreni do ta justifikonte me shfaqjen e beftë të znj. Kokalari–Angelakis në botën publike shqiptare, shfaqje e cila erdhi vetëm pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Nën petkun e mbështetëses së z. Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij, znj. Kokalari–Angelakis u shfaq si një kasnece e konservatorizmit, megjithëse gjatë gjithë kohës së administratës së z. Trump nuk ka lobuar ndonjëherë në favor të interesave shqiptare.

A lecture for the "conservatory" Evi Kokalari

Përveçse u shqua si një kasnece, znj. Kokalari–Angelakis dhe u dallua për një protagonizëm të tepruar, tek ajo u konstatua dhe një paqëndrueshmëri e theksuar. E pritshme do të ishte që znj. Kokalari si një konservatore e deklaruar të mbështeste deklarime të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, por jo zonja e surprizave dhe beftësisë, mbështeste deklarime të Partisë Popullore Europiane, një grupim parlamentar të qendrës së djathtë.

Me të njëjtën beftësi, znj. Kokalari–Angelakis njoftoi më 11 janar 2022 distancimin e saj nga politika. Dhe për të treguar konsistencën prej një konservatoreje të vërtetë, më datë 12 mars 2022 na rrëfeu se janë disa ditë, që e bëjnë të mendojë se duhet të kthehet në Shqipëri dhe të merret 100% me politikë.

Ngjashmëria e kësaj deklarate me ndonjë tekst kënge të luajtur shpesh në radio asokohe, është thjesht një rastësi dhe lutem, të më besoni për këtë. Për të shuar çdo kuriozitet të lexuesve, e gjykoj të nevojshme t’ju njoftoj se znj. Kokalari–Angelakis ka deklaruar sërish se do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç vetë znj. Kokalari–Angelakis ka pranuar, në Tiranë ka krijuar miqësi, ka marrë dhe ka dhënë mbështetje ndaj njerëzve të angazhuar në Partinë Demokratike të Shqipërisë (kupto: Komisionin e Rithemelimit).

Një ndër këta njerëz, për të cilin zonja e beftësisë ka shfaqur mbështetje ishte dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherazi dhe deputet i Kuvendit, z. Belind Këlliçi.

A lecture for the "conservatory" Evi Kokalari

Gjatë kësaj periudhe, në Shqipëri zbarkuan dhe Republikanët e Rinj, me Kryetarin e të cilëve dhe figura të tjera të PDSH-së, u organizuan FRPD Talks – Flasim Hapur. Javë të lodhshme, por mjaft produktive, - shkruante znj. Kokalari–Angelakis në një postim, të cilin e shoqëronte me një foto mjaft të afërt me z. Këlliçi. Dhe siç ju kemi dëshmuar më lart, znj. Kokalari–Angelakis, si një konservatore e realizuar përmes “4chan” dhe “Facebook”, nuk do të na zhgënjejë edhe këtë herë.

Pas zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë, konservatorja Kokalari–Angelakis, e konsideroi këtë të fundit të shantazhueshëm dhe hipokrit dhe më vonë e akuzoi se ka fuqizuar vetëm klanin e tij në Forumin Rinor dhe Partinë Demokratike. Sikur të mos mjaftonin halucinacionet e mësipërme, më pas bën një listë, ku në njërin krah janë të shënuara vitet dhe në krahun tjetër, dështimet e parafytyruara të Belind Këlliçit duke deformuar realitetin.

Si një i ri i angazhuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike qysh në moshën 18-vjeçare, më duhet t’i kujtoj znj. Kokalari se para zgjedhjes së z. Belind Këlliçi në cilësinë e Kryetarit, Forumi Rinor ishte thuajse inekzistent. Znj. Kokalari–Angelakis edhe lexuesve u sjell në vëmendje se kjo është një histori personale, të cilën e kam dëshmuar personalisht si një i ri i djathtë që ka pasur ngaherë dëshirën për t’u angazhuar, por nuk ka pasur se ku të angazhohej. Pas zgjedhjes së z. Këlliçi, Forumi Rinor ka filluar të vitalizohet, madje gjatë mandatit të tij si Kryetar, FRPD mundi që të siguronte një kuotë përfaqësimi në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Nëse znj. Kokalari–Angelakis shprehet se në zgjedhjet parlamentare, të rinjtë e FRPD-së kanë pasur vetëm 5 për qind të listës së kandidatëve, më lejoni të vë në dijeni këtë të fundit se sipas nenit 58 të Statutit kjo është kuota e përfaqësimit të Forumit Rinor.

Fakti që z. Këlliçi është i vetmi i zgjedhur deputet nga radhët e forumit nuk është tregues i shitjes së tij te z. Basha.

Së pari, meqenëse dijenia e znj. Kokalari–Angelakis në Shqipëri është e limituar në një periudhë të caktuar kohore, më lejoni të kujtoj se z. Këlliçi ka qenë ndër kritikët e z. Basha, edhe atëherë kur askush tjetër nuk kundërshtonte.

Dhe së dyti, arsyeja e vetme përse z. Këlliçi është deputeti i vetëm që ka arritur të fitojë nga radhët e kandidatëve të Forumit Rinor është sepse z. Këlliçi ka marrë 11601 vota në Qarkun Tiranë, duke qenë kandidat në një prej zonave më të vështira elektorale për shkak të prezencës së organizuar të votave të së majtës.

Pra, puna e z. Këlliçi si kandidat për deputet, por edhe si Kryetar i Forumit Rinor ka qenë një punë e vërtetë, intensive. Vetëm përmes kësaj pune që për të qenë i sinqertë meriton të lavdërohet, z. Këlliçi ka mundur të jetë një ndër tre kandidatët për deputet më të votuar në radhët e Partisë Demokratike. Si i ri, gjykoj se cilido kandidat tjetër për deputet që do të dëshironte të fitonte duhet të kishte pasur një angazhim intensiv para se të ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet, pasi të qenit i ri nuk është një kriter që të bën automatikisht fitues.

A lecture for the "conservatory" Evi Kokalari

Mbetem i mendimit se edhe ju znj. Kokalari–Angelakis ndani të njëjtin mendim me mua. Për këtë nuk jam duke spekuluar, por i referohem një deklarate që kjo e  fundit ka bërë më datë 5 prill, e cila e kontekstualizuar në rastin konkret do të ishte si vijon “edhe unë jam dakord që ka ardhur koha për deputetë të rinj, por ta limitosh zgjedhjen në bazë të moshës në një periudhë që Shqipëria ka nevojë për një figurë frymëzuese, mund të jetë një gabim që nuk i falet askujt”. Edhe ne si znj. Kokalari-Angelakis, urojmë që fokusi të jetë karakteri dhe aftësia e kandidatit që të bashkojë shqiptarët dhe jo fakti i të qenit i ri, ndryshe dhe vlerë s'do të kishte më nëse deputetët do të zgjidheshin mbi kritere kaq mediokër.

Në vend të mbylljes, duke besuar fort se individualiteti ynë nuk duhet të na pengojë në mbështetjen e njëri-tjetrit, i uroj znj. Kokalari-Angelakis suksese në Akademinë Konservatore, veçse i lutem publikisht që para se të fillojë me Akademinë, t’u kushtohet leximeve të mendimtarëve konservatorë. Kështu, znj.  Kokalari-Angelakis do të ishte më shumë konsistente në qëndrimet e saj publike, por edhe studentët do të mund të përfitonin diçka nga konservatorizmi i vërtetë përtej “4chan”-it.

In our folklore, time is gold and should be used as such. Therefore in order that Ms. Kokalari-Angelakis to use this time in the best possible way, I am advising David Hume, Edmund Burke, Joseph de Maistre, James Madison, Arnold Gehlen, Roger Scruton, etc. to read. After all, in public and in the eyes of connoisseurs of conservatism and political theory it would seem serious and true, while its conservatism would no longer resemble the lunar cycle.

Note: Malbor Duka, is a Member of the National Council of the DP and Head of the Universities of Tirana . / CNA.al





Lajmet e fundit nga