
In SPAK, Driant Zeneli explained that, as executive director, he did not deal with the organization of “Harabel”, but used the position “to have an increased part of his biography”. When asked if he used the center’s funds to cover personal expenses, he answered that he always paid from his own pocket. Later, Xoxa states that all decisions in “Harabel” were made by Zeneli . It is clear, as appears in the file, that Xoxa continues to aim to poison the evidence.
In the phone messages, Xoxa-Zeneli talk about foreign artists (Anri Sala) and architects (Marco Casamonti, Jesus Hernandez), authors of works of public importance implemented in Albania, in whose company Erion Veliaj appears. Zeneli's desire to be part of this circle close to power is felt . The two turn the conversation around how to approach these individuals for the prestige of "Harabel" or for Zeneli's participation in possible exhibitions.
In 2022, the Ministry of Culture supports “Harabel” for the project “Digitization of Contemporary Art in Albania”, worth 1,000,000 lekë . For its implementation, Zeneli signed a service agreement with Valmir Xoxë, Ajola's cousin, who would have to do research work for 2 months, in return for a payment of 50,000 lekë ! Valmir, a conductor by profession, lecturer at the University of Arts, does not possess the technical or human capacity for such services. Drianti knows this. Drianti knows that, even after public funds are collected, they are distributed in piecemeal amounts to limited liability companies or, as in this case, to individuals close to Ajola. Drianti also knows that the Ministry of Culture, before helping "Harabel", should think about the National Gallery of Arts, which has been crying out for help for years, for the terrible gap in the contemporary art fund, among other things.
All the public support for private organizations and their presentation as more agile, intelligent and efficient forms, which actually invest in the exhibition of goods, not in the production and long-term preservation of values, is done at the expense of national institutions, and at the expense of artists, whose contribution to the history of Albanian art should be witnessed in the National Gallery today, even when they are no longer there. The same reflection applies to the Opera and Ballet Theater, the National Theater, the National Museum, which in their current state do not have a contemporary dimension, nor do they have a memory.
Qeveritë e Ramës dhe Bashkia e Tiranës janë autorë të shtetit paralel në kulturë, shtet me fytyrën e OJF-ve dhe OJQ-ve, e ku po shohim se kampione është Xoxa, për nga abuzimi, arroganca dhe koha e shkurtër me të cilën ajo e vuri në jetë zellin e saj dhe të klanit të cilit i përket.
Nga intervistat dhe bisedat kam mësuar se disa artistë i kanë thënë “jo” prej kohësh projektit të Ajola Xoxës për t’u bërë pjesë e fondit të artit bashkëkohor “Harabel”. Kanë refuzuar, sepse kanë ndjerë përgjegjësi për përkatësinë e veprës së tyre. Besoj se ky lloj artisti dhe njeriu, ka për t’i thënë “jo” edhe platformave të llojit Mane Foundation, që kanë filluar të përgjojnë e të veprojnë. Edhe një herë te GKA, për të kuptuar si përfitoi “Harabeli” në fare pak kohë për të centralizuar të dhënat dhe skenën e artit bashkëkohor. Në këto tri dekada, GKA nuk ka pasur politikë për blerjen e veprave të artistëve shqiptarë të kohës sonë.
Kur ish-drejtori Rubens Shima erdhi në detyrë, vuri re se, blerjet e veprave bashkëkohore, kishin ngecur në vitin 1994. Hynte në fond ndonjë vepër nga fituesit e “Onufrit”, që u mbyll me vendim të ministres Mirela Kumbaro . Në vitet 2009-2011, Shima kërkoi një fond të posaçëm për artin bashkëkohor dhe Ministria e Kulturës dha 2 ml lekë për të blerë ca pak vepra, duke e çuar në 40 numrin e veprave bashkëkohore në fond. Aty ka mbetur. Edhe dixhitalizimi i koleksioneve në atë periudhë, shërbeu vetëm për përdorim të brendshëm. Publiku nuk kishte akses nëpërmjet faqes web të Galerisë, që po të funksiononte, do të qarkullonte koleksionin dhe do të kishte një Galeri Kombëtare virtuale.
Kur shoh videot e agjit-propit për punimet në Galerinë e Arteve, pyes: çfarë mendojnë se do të varin në mure Rama, kryeministri artist dhe Gonxhja, ministri me formim piktori, bashkë me revolucionarët e rinj, që me kasketat e jelekët fosforeshentë, me atë buzëqeshjen e leshtë, por të kurdisur në fytyrë, sikur të kenë dalë nga tablotë e realizmit socialist, bëhen të frikshëm, sepse ngjajnë me tipat e BYL-A-s, aktivistë të humanizmit, bamirësisë dhe prosperitetit, të cilët, të vetmen përvojë pune dhe jete e kanë pranë partisë.
Për këto nuk është përgjegjës Drianti. Përgjegjësia e tij është që ka pranuar të përdoret dhe ka përfituar si pronar fiktiv i një biznesi zaptues i skenës kulturore. Nuk e korruptoi “Harabeli” Driantin. Xoxa e gjeti gati. Që në krye të herës, premisa korruptive njerëzore ka qenë aty dhe e hodhi nga Bienalja e Venecias në Manifesta, pa garë, me atë art frikacak.

Ergys Krisiko, e provon në shumëfish këtë.
Në ekipin e “Harabelit” ai prezantohet thjesht skulptor.
Kush e kujton Pazarin e Ri menjëherë pas rikonstruksionit, i shfaqet në hyrje një çift lejlekësh bërë në thupër, që ngadalë filluan t’u ngatërrohen njerëzve nëpër këmbë, të shqyhen e t’i kalbin shirat. Pastaj i ngjitën në majën e shtyllës të ndriçimit urban, derisa u fikën.
Për të përfaqësuar Shqipërinë përtej, Krisiko realizoi një butafori, pavijonin-shpellë në Panairin e Librit në Torino 2023. Një vit më parë kishte ekspozuar me sukses në COD “Leviatanin”. Edhe aty shfaqej ciklopizmi, i afërt në shijet e kryeministrit. Eksesi në përmasa i veprave përputhej me fabrikimet për pushtetin që jepte kuratorja Xoxa. “Leviatani”, shkruante ajo, “mbase është kjo ndërtesë apo pushteti që ajo mbart, apo Leviatani është ai që e sjell këtë pushtet, pra populli votues?”
Një studiues i huaj i artit bashkëkohor shqiptar e zhvendoste analizën nga veprat e Krisikos tek teksti kuratorial, si i kapur në dilemë mos po luhej “kapi macja miun” me pushtetin, pikërisht në shtëpinë e pushtetit. Ndërsa njerëzia, tek kalonin bulevardit, shihnin kuajt mavi në përmasa natyrale, të vendosur në shkallët e kryeministrisë. “Sa fizike, eksperienca është edhe filozofike, në botën politike të vitit 2022, ku asnjë krijesë mitologjike nuk arrin të sfidojë realitetin, ku realiteti e tejkalon fantazinë”, shkruan kuratorja. Ashtu është. Në të dyja rastet, Xoxa i fabrikon të vërtetat ashtu si pornoja fabrikohet me fjalë bazike në banjat publike.
Po atë vit, “Harabeli” nisi një cikël ekspozitash, “për rizbulimin e muzeumeve apo zonave arkeologjike përmes vepra të artistëve bashkëkohorë” dhe bishti i Leviatanit të Krisikos, doli nga kryeministria për t’u futur mes kolonave ilire në oborrin e Muzeut Arkeologjik në Durrës.
Objektet gjigande të Krisikos, duke qenë se nuk kanë estetikë të brendshme, vuajnë për të thënë “jam këtu” dhe për të imponuar një ide të pabarazisë sociale. Ia dalin të lidhen me një shoqëri, së cilës Krisiko i shërben.
Instalacionin metalik “Ardhja e zogjve”, me sfond urban mbikalimin pranë “Pallatit me shigjeta”, e ka realizuar në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike” (2022). Qeveria shqiptare investoi 20 ml lekë, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. E përshëndeti investimin edhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë. Kush janë këta? Grupim profesionistësh të dorëzuar. Sipas tyre, ishte sukses që, për 18 hapësira publike, 12 rrethrrotullime, 4 mbikalime dhe 1 nyje infrastrukturore, artistë si Krisiko, të propozonin një copë dekori si kredo e design-it urban. Shihnin aty “imagjinatë artistike dhe preokupime arkitekturore”. Veç Krisikos, nga artistët e preferuar të “Harabelit”, doli fitues edhe Sadik Spahija me “Zabelin” e tij në dalje të rrethrrotullimit të Koplikut.
Vijmë tek Krisiko person fizik, në kuadrin e veprimeve hetimore të kryera për personat fizikë që dyshohet se kontrollohen nga Xoxa. Këta janë subjekte tregtare përfitues të fondeve publike, të cilat i transferojnë në llogaritë bankare të OJF-ve të Xoxës dhe të personave fizikë të kontrolluar prej saj. Gjatë këtij procesi, Krisiko e prezanton veten si skulptor instalativ dhe si pedagog, i angazhuar gjithashtu edhe në aktivitet privat. Aktiviteti i “Krisiko art&studio” përfshin: realizimin e veprave të artit në metal, rezinë, inoks, bronz, shitje dhe blerje veprash arti, kancelari, pajisje përkthimi, marketing shërbimi kateringu, shitje biletash, avioni, trageti dhe treni në Shqipëri dhe në botë, paketa turistike, pagesa të shërbimeve me para në dorë, me xhirim bankar, me kartë krediti, reklama, pasuri të paluajtshme, shërbime kuratoriale dhe menaxhimi etj..
Mund të hysh në faqen Opencorporates.al dhe të shohësh sa mbroth i shkon biznesi Ergysit. Nga viti i themelimit 2017, aktiviteti i tij njeh vetëm rritje, siç e tregon tabela e informacionit financiar për fitimin para tatimit (në lekë), midis viteve 2018-2023:
2023: 9, 830, 939
2022: 25, 009, 895
2021: 2, 501, 730
2020: 1, 905, 825
2019: 9, 470, 609
2018: 5, 375, 805
Në llogari të fundit, ai deklaron në SPAK se, për shërbimet që ka bërë si artist në raport me aktivitetet e shtetases Ajola Xoxa, “nuk ka marrë më shumë se 8 milionë lekë të vjetra”. Thotë se nuk e njeh “Ava Studion” dhe as BYL-A-n. Por nga komunikimet mes tij dhe financieres së OJF-ve të Xoxës, dalin raporte fiktive. Në të gjitha faturat e lëshuara, ajo që përcakton përshkrimin e shërbimit është financierja dhe jo ofruesi i shërbimit, “i cili bindet pa bërë asnjë pyetje”. Veprimet hetimore dallojnë se, megjithëse ai ka të punësuar ekonomiste në subjektet e tij si Person Fizik dhe Person Juridik, përsëri përpilimi, përshkrimi, vendosja e vlerës dhe lëshimi i faturave bëhet sipas udhëzimeve të shkruara në Whatsapp nga financierja, sipas porosive të Xoxës. Në asnjë rast, Krisiko nuk kërkon të paguhet për “shërbimet” që supozohet të ketë kryer. Përkundrazi, lëshimi i faturave kërkohet me urgjencë nga financierja.
Në dosje thuhet se, “nuk është shitësi që këmbëngul për të lëshuar faturën dhe marrë lekët që “i takojnë”, por blerësi që këmbëngul për lëshimin e faturave dhe mbetjen e pagesave për “shërbimet” që supozohet se ka marrë.” Kur vjen kërkesa “na duhet një faturë me vlerën 1,100,000 lekë”, Ergysi është aty, i gatshëm. Këto 1,100,000 lekë duhet të dalin si shpenzim nga llogaritë e një organizate tjetër, jo nga të Ajola Xoxës. Është organizata “Frobolous”, e cila i kalon paratë në favor të subjekteve dhe personave të afërt me Xoxën, si rasti i Krisikos. Ky lëshon dy fatura për “Frobolous” për shërbimet “skenografi” dhe “koncept kreativ”, të dyja fiktive.
I pyetur si person që ka dijeni për veprën penale, Krisiko shprehet se nuk ka dijeni rreth OJF-së “Frobolous”. Kjo organizatë jofitimprurëse, në tregun e veshjeve të modës prej vitit 2022, ka për qëllim “të kontribuojë në krijimin e politikave afatgjata për integrimin e femrave në nevojë në fushën e rrobaqepsisë”. Gjatë gjithë ekzistencës së saj, organizata ka realizuar vetëm një ngjarje, “Tirana’s Fashion Night”, njohur ndryshe si “Couture Awakening”, një sfilatë mode në Pallatin e Brigadave në nëntor 2023. Ka kontribuar edhe Xoxa në kurim, po sidomos Krisiko me skenografinë në lule të zeza “bërë nga vajzat e Harabelit”. Sipas veprimeve hetimore, rezulton se, për OJF “Frobolous” është kryer një pagesë në vlerën 2,970,000 lekë, sipas urdhër-shpenzimit të firmosur nga kryetari i Bashkisë Tiranë. Vlera totale e parashikuar e projektit është 6,946,845 lekë, mbështetur pjesa tjetër nga Qendra “Harabel” (3,072,945 lekë) dhe Grace Models.
Shpenzimet e kryera rezultojnë si vijon:
– 540,000 lekë, koncept kreativ, Ergys Krisiko
– 410,000 lekë, prodhim video, Naan Gallery
– 1,100,000 lekë, skenografi, Ergys Krisiko
– 50,000 lekë, “DJ”, Naan Gallery
– 250,000 lekë, regji lëvizëse, Naan Gallery
– 110,000 lekë, drejtor i përgjithshëm, Stefano Romano-Harabel
– 900,000 lekë, 3 asistente prodhimi, nga organizatat e Xoxës
– 150,000 lekë, qira karrige për publikun, Naan Gallery
– 200,000 lekë, audio, ndriçim, ASLV shpk
– 100,000 lekë, backstage, Naan Gallery
Krisiko përdoret dhe përfiton.
Kur SPAK pyet Veliajn për këtë person, ai përgjigjet se e njeh si artist, por që nuk e ka idenë fare në lidhje me pagesat. Në fakt, në fillim të nëntorit 2024, Ergys Krisiko ka fituar një konkurs nga Bashkia Tiranë, “për të realizuar një instalacion, me elemente metalike, strukturë njerëzore, në vlerë 63 milionë lekë të vjetra”, siç e pohon ai vetë. E konfirmon openprocurement.al: Operatori Ekonomik Ergys Krisiko është shpallur nga Bashkia Tiranë fitues i tenderit me objekt “Blerje struktura dhe instalacione çeliku”. Njoftimi shoqërohet me RedFlag, që njofton rrezikun e një praktike korruptive.
We can get lost whenever we want in the forest of numbers of this investigative process, the point is to analyze them to measure the damage, to shake the dormant conscience, even the one that today says, "if we knew this" and to see with our own eyes the abyss to which we have arrived. To understand that the splendor of the platforms of non-profit organizations, these courts of contemporary culture, is not only a matter of corruption, but also the responsibility of the Albanian government and, through it, of several ministries, of Culture, Education and Tourism, for the disintegration of public property and national heritage.
All that remains is to reformulate the appeal "Follow the money!", taken from "Watergate", widely used in the opposition lexicon of recent years. For countries like Albania, it should be adapted: Follow the artist !
Follow the artist and he will lead you to money, to the kind of money that circulates to peel off the mold and to wash itself, it needs an alliance with human waste./ CNA
by Elsa Demo The file on the Veliaj-Xoxa couple and other...
Whoever thinks that Bashirism is dead is terribly wron...
Does this procedure in the ILD provide me with a better ju...
Engjëll Agaç's position was until yesterday the highest ci...
There is an attempt to escape the truth about the global i...
Those who multiply Erion's attacks on a particular prosecu...
What is swallowed faster? Poisoned tangerines or thick lie...
If you were to watch or listen to the national television ...
There is a broad consensus in public opinion that SPAK can...
These days, a life-or-death battle is taking place between...
Sitting in his armchair in front of the television, he fel...
“Modern democracy is unthinkable without political parties...
Yesterday, SPAK's strategy for the fight against electoral...
The arrest of the mayor of Tirana has highlighted frighten...
This is why SPAK prosecutors are on a heroic mission by cr...
By Baki Rexhepi The main objective of this “war” seems to...
The square that said goodbye to the dictator 34 years ago!...
by Armand Shkullaku It sounds unbelievable, but Edi Rama,...
The arrest of Mayor Erjon Veliaj has produced a political ...
Journalist for Rilindja, Baton Haxhiu, in an article of hi...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...