web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beer Festival and Korçar

2022-08-21 18:22:00, Opinione Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti
Beer Festival and Korçar
Alexandrino Ikonomidhi Sulioti

Maybe I will look bad and most likely I will annoy some fellow citizens "on Korçe" because I hate two things, hypocrisy and pointless fights. I refer, of course, to all the criticisms that were written about the Beer festival, the Greek singer Konstantino Argiro, the Albanian artists who were chosen this year, the way of organization and so on.

Së pari, dua të sqaroj se nuk kam asnjë lidhje me organizimin e eventit, madje as nuk e di kush e organizoi, në çfarë mënyre, kush ishte drejtor artistik etj. Zgjodha të mos mësoja detaje dhe të gjykoja si qytetar i thjeshtë nga rezultati. Për ata që më njohin mirë, e dinë që fakte si miqësia, pjesëmarrja etj nuk do të kishin rëndësi, pasi unë në çdo rast ende do thoja publikisht mendimin tim, por dua ta theksoi edhe një herë këtu.

Së dyti, nuk më interesojnë aspak komentet dhe motivet politike, të cilat mban një organizim artistik. Dhe kjo absolutisht nuk do të thotë se nuk kam mendim dhe gjykim politik, perkundrazi jam thellesisht i politizuar, por nuk i përkas asnjë partie në Shqipëri. Këto theksohen  që askush  të mos identifikojë situata dhe të nxjerrë përfundime të gabuara. Tashmë jam mësuar ta çmontoj totalisht një event muzikor, nga çdo gjë që e mban të lidhur.

Pyetja e parë, a konsiderohet i suksesshëm edicioni i këtij viti? Absolutisht po! Nëse gjykojmë nga fakti se dje, duke ardhur nga Tirana të gjitha rrugët drejt Korçës ishin të bllokuara, po!!! Nisur nga numri i makinave me targa greke që kaluan kufirin dje duke krijuar radhë në doganë, po!!! Duke marë parasysh që dje të gjithë hotelet e qytetit ishin plot, po!!!

Dhe së fundi, nëse patë atmosferën brenda terminalit, do të arrinit lehtësisht në përfundimin se ishte një ngjarje e suksesshme.

Pyetja e dytë, është fitim apo humbje për qytetin? Sigurisht fitim. Po, pas një vere kulturore me një kalendar të pasur aktivitetesh (disa prej të cilave ishin ndërkombëtare) kulminimi të vijë me një koncert të standardeve të larta, është fitim për të gjithë zonën. Sidomos nëse marrim parasysh pozicionin strategjik të qytetit midis tre kombeve. Për më tepër, mos harrojmë që sot teknologjia të ofron mundësi, kështu duket që numri i eksplorimeve në internet të fjalës “Korça” këto ditë është rritur, fakt që nuk mund ta kundërshtojmë.

Beer Festival and Korçar

Pyetja e tretë, pse nuk u përzgjodhen artistë nga qyteti i Korçës? Më vjen keq, por mendoj se është pyetja më hipokrite që mund të bëjë dikush sot!!! Nga njëra anë, edhe mund të analizosh «marketingut e eventeve» dhe t'i referohesh literaturës, të shpjegosh bukur e qetë, se në këto lloj organizime,  do ndjekësh një strategji tjetër pasi dëshiron ti jepësh  një ndikim ndërkombëtar, se nuk është e mubdur të vendosësh një axhendë identike artistike çdo vit për t'u bërë tërheqës etj. dhe se në festivalet bavareze, që janë “nëna” e festivaleve të birrës, nuk përzgjidhen as artistë gjermanë, por emra botërorë që mbushin stadiume pavarësisht nga kombësia.Po, vetëm kështu dhe  në këtë mënyrë mund të institucionizosh “festën e birrës” fillimisht në Shqipëri dhe gradualisht në rajon.

E gjithë kjo përgjigje, nuk mund të jepet tek ata “bashkëqytarë” që nuk kanë shkelur kurrë në asnjë koncert apo aktivitet të artistëve korçarë, të cilët nuk interesohen fare se çfarë bëjnë këta artistë korçarë 364 ditë në vit, por ndjeshmëria e tyre selektive i kap gjithmonë këto ditë, që e kanë identifikuar “artin korçar” vetëm me pesë a gjashtë emra, dhe që me sa duket vitet e mëparshme nuk u ankuan asnjëherë kur artistë që jetonin në Korçë, nuk u ftuan asnjëherë në evente tilla. Kulmi i hipokrizisë!!!

Sa për artistët që nuk u ftuan këtë vit dhe bënë deklarata dhe postime të hidhura, rekomandoj qetësi. Ashtu siç bënin dhe artistët më të vjetër korçarë kur iu shikonin ju në skenë. Kështu është industria e muzikës në Shqipëri, të përdor derisa të betonizohet një event dhe pastaj të hedh.

Beer Festival and Korçar

Harroni monopolin artistik dhe silluni me dinjitet, dielli nuk perëndon vetëm për ju.

Pyetja e fundit, duam një festival të tillë në qytetin tonë? Edhe pse nuk i përkas publikut që zgjedh këtë lloj muzike, kam ndjekur gjatë gjithë jetës sime shumë koncerte të hapura dhe festivale birre jashtë shtetit.  Personalisht kam kaluar mirë vitin e kaluar dhe akoma më mirë këtë vit. Dëgjova nga miqtë e mi grekë që kanë ardhur në Korçë (të cilët kanë një kulturë të gjerë të festave të birrës) që u kënaqën. Nuk mund të mos jem i lumtur për rezultatin e qytetit tim, përveç kësaj, ne që jetuam jashtë në vitet e para të gurta të demokracisë, e dimë mirë vlerën e arritjeve të vendase në këtë fushë.

So, let's put aside the complaints and useless fights and see together what we can get out of all this, for Korça. The beer festival can affect many sectors, and be an opportunity for the further promotion of our city.





09:51 Opinione Kastriot Islami

End of impunity!

The opposition has demanded early elections. This is neces...

Lajmet e fundit nga