Kiko discovers the Albanians who happily celebrated the liberation day
78 years after the end of the Second World War, and on...

Duke qenë se për mua është një vendim i marrë vite më parë që të mbroj ato që quaj e besoj se janë vlera, zakonisht mbaj qëndrim për aktualitetin shqiptar. Sepse kam qëndrim, por edhe sepse shpesh herë komentet e lëna poshtë shkrimeve, më japin ushqim për shkrime të tjera, ndërkohë që takohemi edhe për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike.
Sepse takohemi si shqiptari me shqiptarin, që kemi edhe ndërgjegjësimin për misionin dhe përgjegjësinë shoqërore. Por, çdo ditë, duke lexuar komentet dhe mesazhet tuaja, konstatoj se, në fund të fundit, ne të gjithë ndajmë diçka të madhe që na bashkon. Dashuria për njerëzit. Dashuria për Atdheun, e cila qëndron mbi të gjithë ne dhe mbi të gjitha qëllimet.
Le t’i përgjigjemi, pra, pyetjes së parë: “Çfarë vlen Shqipëria për ne?” Është thjesht një vend? Një sipërfaqe e populluar me shqiptarë? Një pjesë që aspiron të jetë e Evropës? Një pjesë “e parëndësishme” e tregjeve ekonomike dhe vendimmarrjes politike? Na rastisi thjesht të lindim këtu?
Besoj se rëndësia e Shqipërisë është e barabartë me shpirtin tonë? Është shtëpia jonë, që në rast se e lëmë në errësirë do të ngelet në errësirë? Në rast se e ndriçojmë do të llamburisë në gjithë botën? Mendoni për një çast. Vetëm për një çast mijëra njerëzit që përditë i drejtohen filozofisë, artit, demokracisë për të gjetur rrugëdalje.
Mendoni për një çast, çfarë vlen për ata qytetarë, ky “cep i botës”. Pavarësisht se shpesh herë jemi poshtëruar, nuk do t’ja dalin sepse ndërkohë miliona e miliona shqiptarë anembanë globit e dinë se Shqipëria ka të drejtën të dallojë, sepse është burim i madh e i pashtershëm dhe jo lumi që derdhet në det.
Por mos vallë jemi ne të parët që i bëjmë padrejtësi Shqipërisë? Mos vallë po konsumohemi pa menduar në një konflikt taktikash “civile”, në vend që të bashkohemi, si shumë herë në të kaluarën, kundër armikut të përbashkët, që nuk është tjetër veçse diskreditimi i veçantisë sonë?
Ja çfarë vlen Shqipëria për mua. Gjithçka! Jo sepse ka gjithçka, por sepse do të isha edhe unë një “asgjë” e madhe pa bekimin e të lindurit shqiptar. Ndiej se nuk e kam të drejtën të jem më pak shqiptar nga ata miliona të huaj që e duan vendin tim. Ndiej se nuk e kam të drjtën të jem më pak shqiptar nga sa historia më ka rezervuar.
Shpresoj të ndiheni njësoj. Dhe tani pyetja e dytë. E pamëshirshme! “E meritojmë Shqipërinë që kemi?” Jo, nuk e meritojmë, përgjigjem pa asnjë mëdyshje. Nuk e meritojmë një përditshmëri me fëmijë e pleq të uritur; me të rinj që largohen pa shpresë. Nuk e meritojmë një jetë ku mijëra shqiptarë privohen nga e drejta e kujdesit shëndetësor shtetëror, sepse duhet stimuluar privati. Një shtet, i cili në vend që të mbrojë qytetarët e tij, pensionistët dhe moshën e tretë u heq të drejtën e analizave falas dhe u kërkon që të paguajnë për to, në një kohë që e di fort mirë se kjo kategori, që i ka dhënë aq shumë atdheut me punën e saj nuk ka të ardhura.
Nuk e meritojmë një shtet që sistemin arsimor e ka përtokë dhe rinia ikën përditë nga sytë këmbët. Nuk e meritojmë një demokraci ku punëdhënësit i paguajnë punonjësit me pagat minimale, duke vjedhur e grabitur shtetin edhe duke mos paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre. Dhe shteti që e di këtë fakt, mbyll sy e veshë. Nuk e meritojmë një vend ku shpresa ka vdekur dhe sheh veç sy të dëshpëruar e sy të tjerë që tallen me dëshpërimin e të tjerëve.
Nuk e meritojmë një atdhe që vdes përditë ndërkohë që ne rrimë e vështrojmë. Nuk e meritojmë një sistem politik ku korrupsioni, vjedhja e mashtrimi janë kryefjala e çdo shërbimi dhe e shtetit. Nuk e meritojmë një vend me rendin publik ku qytetari të mos ketë garanci për jetën, pasurinë, familjen dhe të ndihet i kërcënuar nga mafia e krimi ordiner. Sa herë që një nënë, një baba, një fëmijë qan nga dëshpërimi, aty dhe atëherë politika ka falimentuar dhe Shqipëria është turpëruar!
Njerëzit janë atdheu. Dhe, në rast se njerëzit “rrëzohen” do të bjerë edhe Shqipëria. Nuk jam politikan. Jam thjesht një qytetar i këtij vendi që e nisi nga zeroja, sikundër qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi. Që u rrëzua, u ngrit, u rrëzua përsëri për t’u ringritur, por për të ngelur i njëjti romantik idealist i varfër ekonomikisht si në fillim fare.
Por nuk mundem të mbyll sytë, edhe pse e di se ne që flasim e përpiqemi nuk mjaftojmë për të triumfuar mbi problemet.Skënderbeu u dorëzua ndonjëherë nga pamja e hordhive osmane? Ismail Qemali pa rehatinë e vet? Rilindasit a nuk e shkrinë pasurinë për atdheun? Ne si do të vlejmë së quajturi shqiptarë, në rast se dorëzohemi?Le të shtrëngojmë duart. Le të gjejmë e zbulojmë vlerat tona. Le t'i japim një dorë fqinjit, shokut. Le t'i dhurojmë një buzëqeshje dhe një histori shprese kujtdo që lëkundet si akrobat në litarin e dëshpërimit.
Shqipëria që meritojmë do të lindë vetëm në rast se i përgjigjemi me sinqeritet pyetjes: “Çfarë vlen për ne Shqipëria?”Le të bashkohemi. Dhe atëherë do ta shikoni që përsëri do të fitojmë.
Nuk do të jemi një anije që lundron drejt Trekëndëshit të Bermudës, nuk do të jemi qiri i ndezur në stuhinë e konjukturave politike dhe krizës ekonomike, nuk do të jemi një qiri i ndezur, i cili dridhet e rrezikon të shuhet pse politika mbi shqiptarët e Shqipërinë vë hallin e vet!
78 years after the end of the Second World War, and on...
November 28, 1944 is considered the day of the liberation ...
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Branden...
Albanians in the Republic of Serbia, who live in Medveđa, ...
The question of the role of nation- or state-forming ideol...
What would happen if I, Arian Manahasa, Ndue Lugja, Bl...
November 28, 2022: 110 years independent as an Albanian st...
A few days ago, watching a youth debate on Euronews, I...
SPAK ended a "mandate" of the first president without anyt...
An agricultural specialist in the Government of Israel, wh...
Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet ...
This question seems rhetorical if you refer to the TV ...
Until today, I have not seen any technical opposition ...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
The mafia has a code of silence. This is written, inve...
The 250-year-old wickedness of the Ottoman Empire, Ser...
The first thing that has remained in my mind and that ...
Edi Rama's childish blunder to remove a comparative pa...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...