How is it possible that there is no press freedom in Albania?!
This question seems rhetorical if you refer to the TV ...

Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet kur kanë njoftuar ministritë e tyre se opozita shqiptare pritet të mbajë një protestë më 6 dhjetor, kundër qeverisë mikëpritëse të samitit me Ballkanin Perëndimor.
Duke qenë se protesta të tilla, të organizuara nga forca të rëndësishme politike paralelisht me evente të mëdha ndërkombëtare, janë të pazakonta, diplomatëve në Tiranë do të duhej që njoftimin ta shoqëronin me një tekst goxha shpjegues. Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi i tyre.
Protesta e 6 dhjetorit, e thirrur nga opozita shqiptare, nuk është një ngjarje e shkëputur për t’u dëshmuar para liderëve europianë, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e tyre pasi për vite me radhë ka ndeshur me heshtjen e pamerituar të përfaqësive të tyre në Tiranë. Madje, në jo pak raste, me njanshmërinë e tepruar në favor të qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Opozita ka zgjedhur qëllimisht, që pikërisht më 6 dhjetor, kur kamerat dhe vëmendja e opinionit europian për disa orë do të zhvendosen në Tiranë, shqetësimet dhe revoltën e saj ta adresojë në nivelin më të lartë.
Më shumë se një protestë kundër regjimit këtu, manifestimi opozitar synon të jetë një këmbanë alarmi ndaj gjithçkaje që perëndimi ka anashkaluar mbi demokracinë në Shqipëri në emër të të ashtuqajturit stabilitet.
Liderët europianë do të duhet të përballen kështu me sytë e tyre me realitetin e vërtetë të vendit, ku do të mblidhen për këtë samit të rëndësishëm. Ata do të jenë mysafirë në një vend, të cilin organizatat e vendeve të tyre e kanë përcaktuar si një demokraci hibride, me mungesa të theksuara të lirive themelore, të sëmurë nga korrupsioni dhe emigracioni masiv.
Mikëpritësi i tyre, një njeri që ka 10 vjet në pushtet, ka kontroll ekskluziv mbi qeverinë dhe Kuvendin. Ai ka në dorë 100 përqind pushtetin lokal, komandon ekonominë e vendit, mediat kryesore dhe tërheq në prapaskenë fijet e drejtësisë së re.
Në 6 dhjetor, opozita duhet të risjellë më fort në vëmendje, raportet e vëtë shteteve që zbarkojnë në Tiranë, të cilat flasin për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes.
Përpara dhjetra mediave europiane, është rasti për të kthyer kamerat tek problemet reale nga të cilat vuan sot demokracia shqiptare. Se si për hir të stabilitetit janë injoruar vjedhjet e zgjedhjeve, ndryshimet e njëanshme të rregullave të lojës, grabitja e pasurisë publike nëpërmjet tenderave pa garë (madje në kundërshtim edhe me sugjerimet e vetë BE), përdorimi i shtetit në fushata elektorale, mbyllja e dosjeve të krimit e korrupsionit në nivele të larta.
Se si lehtësia për të injoruar funksionim normal të demokracisë, ka prodhuar në Shqipëri një pushtet autokratik që sot guxon të sfidojë edhe vetë BE me amnistinë fiskale apo ligje që shkelin MSA si në rastin e portit të Durrësit.
Dalja e opozitës, përveç arsyeve më lart, është jetike për të dëshmuar se pushteti në Shqipëri nuk mund ta eleminojë atë politikisht. Ambasadorët në relacionet e tyre, janë të detyruar të shpjegojnë atë për të cilën kanë heshtur deri më sot, e më keq akoma e kanë deformuar, duke shmangur një realitet të pamohueshëm për vetë shqiptarët, se cila është opozita e vërtetë në Shqipëri.
Se ajo nuk mund të emërohet nga kryeministri, të çertifikohet nga gjykata dhe të noterizohet nga ambasadat.
Dhe kur emisarët europianë në Tiranë bëjnë sikur nuk e shohin këtë, liderëve të tyre u duhet treguar e vërteta, më mirë se në çdo rast, më 6 dhjetor.
Kopaçet patetike me kanune e tradita apo përrallat me rusë e rubla, nuk kanë më treg ku të shiten.
Nuk është opozita që po na turpëron në sytë e botës, por një regjim që na ka nxirë në çdo raport zyrtar e në çdo raportim mediatik sistematikisht në 5 vitet e fundit. Nëse një pjesë e ambasadorëve këtu, kanë pranuar në heshtje të bëjnë fasadën e qeverisë dhe të quajnë opozitë atë të cilën e përcaktoi Taulant Balla dy ditë më parë, opozita e vërtetë ka rastin më të mirë për t’u treguar shefave të tyre një tjetër realitet. Të cilin, përfaqësuesit e tyre në Tiranë do të duhet ta shpjegojnë ashtu siç është. Takimet me “opozitën zyrtare” nuk e shmangin dot 6 dhjetorin. Atë e ka thirrur opozita reale.
This question seems rhetorical if you refer to the TV ...
Until today, I have not seen any technical opposition ...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
The mafia has a code of silence. This is written, inve...
The 250-year-old wickedness of the Ottoman Empire, Ser...
The first thing that has remained in my mind and that ...
Edi Rama's childish blunder to remove a comparative pa...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi and the students What unites ...
The Port of Durrës, as the largest port in the country...
Everyone feels the need to talk about themselves, and ...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luciano Boçi is one of the most prominent members of Parli...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
We Albanians are strange. We have the questionnaire te...
A friend asked me this morning: "Hello Endri, since I ...
TV in competition... -Klan believes that it is govern...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...