By Andi Bushati/ Weakening of public debate
A few days ago, watching a youth debate on Euronews, I...

November 28, 2022: 110 years independent as an Albanian state, but divided in half as a nation. As much as a historical achievement, as much as a national drama. But all divided nations have a natural right to live together. World history is enough to prove this right.
Në atë ditë të madhe të 28 nëntorit 1912, burrat e mëdhenj të kombit me Ismail Qemalin në krye, të ardhur nga të gjitha trevat etnike, shpallën pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë natyralë të saj. Kuvendi i Vlorës ishte Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Pavarësia e shpallur në Vlorë, ishte pavarësia e të gjithë Shqipërisë etnike. Ky ishte jo vetëm vullneti, por edhe zëri zyrtar i qeverisë shqiptare të Ismail Qemalit në raportet me fuqitë e mëdha dhe shtetet e tjera të kohës. Deklaratat dhe notat e protestës, që kjo qeveri u dërgoi shteteve ballkanike e komandave të tyre ushtarake, në të cilat kërkoi largimin e menjëhershëm të forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë, u bënë në emër të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët.
Me aktin e madh të 28 nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë dhe i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull, me gjuhën, kulturën, individualitetin e historinë e vet, një e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta që nga qëndresa e pashembullt e përmasave europiane e Heroit Kombëtar - Gjergj Kastriotit, si dhe gjatë pesë shekujve, kundër pushtuesve osmanë.

Europa e kohës nuk mund ta shuante Shqipërinë nga harta (edhe pse disa nga fuqitë e kohës do të donin ta bënin edhe këtë!), por gjithsesi e bëri të vetën: kënaqi interesat gjeopolitike të gjithkujt pikërisht mbi kurrizin e kombit shqiptar, duke njohur një gjysmë Shqipërie. Është i vetmi popull që iu bë ky krim kaq i rëndë.
Ishte një krim, të cilin SHBA dhe Europa e kuptuan vonë, pothuaj pas një shekulli, kur kuptuan se pa qetësuar shqiptarët - domethënë pa shlyer krimin apo fajin ndaj tyre, nuk ka qetësi as Ballkani, as Europa. Ishte kjo arsyeja pse SHBA dhe Europa kryen luftën më të pastër moralisht të historisë së tyre: ndalën genocidin ndaj popullit dymiljonësh shqiptar të Kosovës, praktikisht genocid ndaj gjithë kombit shqiptar që i kishte dhënë aq shumë Europës. Kështu, SHBA dhe Europa u pastruan nga dy gjynahe njëherësh, duke shlyer gjithsesi një pjesë të fajit.
Shteti shqiptar, në vazhdimësi e ka patur dhe e ka detyrim të plotë bashkimin kombëtar të kombit. Mbreti Zog, si për nga obligimi kombëtar, ashtu edhe për nga natyra e regjimit mbretëror, e kodifikoi domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar në Statutin Themeltar të Mbretërisë, ku afirmohej dëshira e patundshme për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar. Ky Statut, i miratuar nga Kuvendi Kushtetues i asaj kohe, e deklaroi Ahmet Zogun - Mbret të të gjithë Shqiptarëve. Kjo nuk ishte thjesht shpallje nacionaliste, por një detyrim kombëtar. Ishte kjo arsyeja që, midis të tjerash, në betimin e tij, shkruhej se do të ruante njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore. Ishte kjo arsyeja që ushtria e kohës së Mbretërisë Shqiptare ligjërohej se ishte “Ushtri Kombëtare” dhe se siguria kombëtare garantohej nga “Mbrojtja Kombëtare.”

Në këtë konsekuencë të papërkulur vashdoi edhe Mbreti Leka. Ishte pikërisht kjo arsye e vendosmërisë, që në vitin 1976 themeloi Këshillin për Çlirimin e Shqipërisë Etnike, dhe njëherësh zgjidhet edhe Komandant i Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Gjatë vitit 1977 ai i intensifikon aksionet dhe demarshet politike edhe kundër regjimit komunist të Tiranës. Por ky aktivitet do të bëhej shkak që Spanja (një aplikante e zjarrtë për t’u anëtarësuar në Europën e Bashkuar), të tërhiqej përballë trysnisë së disa vendeve që ankoheshin se rrëzimi i qeverisë komuniste në Shqipëri, do të sillte si efekt edhe destabilizimin e Jugosllavisë. Prandaj, qeveria spanjolle kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të Mbretit Leka duke e detyruar të largohej në janar të vitit 1979 drej Rodezisë e më pas në Afrikën e Jugut.
Gjithashtu, Mbreti Leka nuk bëri kompromis kur iu kërkua që vizita e tij në Belgjikë në vitin 1989 t’i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike. Për të vazhduar: votimi masiv i popullit shqiptar për formën mbretërore të regjimit në referendumin e 29 qershorit 1997 dëshmoi, në radhë të parë, besimin për bashkimin kombëtar që Monarkia e ka shtyllën kryesore të saj; pritjen madhështore që i bëri populli shqiptar kthimit të Familjes Mbretërore në atdhe me 28 qershor 2002; vizita e shumë pritur e Mbretit Leka në Kosovë në prill të vitin 2009 ku i gjithë spektri politik dhe shqiptarët e Kosovës i rezervuan një pritje dinjitoze e vëllazërore; etj, tregojnë qartasi, që e gjithë hapësira shqiptare është e etur dhe gatshme për bashkimin kombëtar. Për më tepër, çdo detyrim dhe nderim zyrtar i kryer nga shteti shqiptar për Familjen Mbretërore ka qenë edhe evokim për bashkim kombëtar.
Pothuajse i gjithë spektri politik shqiptar pas rënies së regjimit komunist, pavarësisht nga dallimet politike, të gjitha partitë politike, kanë qenë dhe mbeten koherentë për çështjen kombëtare, por në dallim, dy parti politike nacionaliste të Shqipërisë me histori të hershme politike (Legaliteti dhe Balli), kanë ruajtur dhe shpallur jo vetëm aspiratën, por e kanë mishëruar edhe në programin e tyre krijimin e një Shqipërie etnike dhe krijimin e kushteve për bashkimin shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve natyrorë të tij.
Në periudhën e terrorit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë, i gjithë spektri politik shqiptar e ka dhënë devizën e tij në përmbushje të aspiratës së çeshtjes kombëtare, kur në qershor të vitit 1998, u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb - një qëndrim”. Në nëntor të po këtij viti, ky vullnet politik i aspiratës shekullore të popullit shqiptar për bashkimin kombëtar, u shpreh edhe në Kushtetutë. Vënia në zbatim projektit të kahershëm “Një gjuhë - një abetare”, përbën pikërisht një nga shtyllat që e materializon këtë aspiratë.
Ky proçes, po vjen natyrshëm në të drejten e kombit shqiptarë për bashkim, me specifikat që ka dhe me mirëkuptim me ndërkombëtarët. Sigurisht që kemi interesa edhe për proçeset integruese europiane e po kështu kemi edhe interesa konvergjente me fuqitë e mëdha miqësore.
Therefore, such issues of major national interest require smart and long-term policies. The royal alternative, historically, fundamentally and practically, has shown that it is closer to this major national objective.
A few days ago, watching a youth debate on Euronews, I...
SPAK ended a "mandate" of the first president without anyt...
An agricultural specialist in the Government of Israel, wh...
Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet ...
This question seems rhetorical if you refer to the TV ...
Until today, I have not seen any technical opposition ...
RIPËRTËRITJA E PROCESIT TË BERLINIT Në prezantimin e prog...
Dështimi ushtarak në Ukrainë po e dëmton stabilitetin e sh...
The mafia has a code of silence. This is written, inve...
The 250-year-old wickedness of the Ottoman Empire, Ser...
The first thing that has remained in my mind and that ...
Edi Rama's childish blunder to remove a comparative pa...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi and the students What unites ...
The Port of Durrës, as the largest port in the country...
Everyone feels the need to talk about themselves, and ...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luciano Boçi is one of the most prominent members of Parli...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...