Will the war with Ukraine lead to a disintegration of Russia?
America is pursuing military engagement against Russia...

Rihapja e radhës së skandalit të inceneratorëve, po bind përditë e më shumë se ajo është një skemë e ndërtuar nga lart, ku në shërbim të grabitjes janë vënë të gjitha shkallët e hierarkisë shtetërore. Pensionistët, njerëzit e varfër dhe të pambrojtur, në emër të të cilëve janë regjistruar kompani fiktive, në mënyrë që treshja Zoto, Mërtiri, Gugallja, të justifikonin punimet e pakryera për të cilat janë paguar me para publike dhe për të shmagur detyrimet doganore, nuk është vetëm dhe thjeshtë një histori banale mashtrimi.
Historitë e tyre, të botuara dhe nga Lapsi.al, nuk mund të përjetohen si rrëfime personale të një të moshuare që u gdhi milionere duke qenë në azilin e pleqve, apo të një çifti pensionistësh pa shtëpi që firmoste fatura të mëdha financiare.
Historia e tyre është shumë më e rëndë. Sepse ajo tregon se një shtet i tërë ka preferuar të mbylli sytë dhe ka zgjedhur të mosveprojë me urdhër nga lart.
Ndryshe, drejtorisë së tatimeve nuk mund ti shpëtonte pa hetuar anomalia e një ndërmarrjeje që blen ananas për të prodhuar beton, apo asfalt. Tatimorët do duhej të kishin ndezur sinjalin e alarmit, nëse lëvizja e shumave të mëdha në fatura, nuk përputhej me qarkullimin e parave përmes sistemit bankar.
Po të ndjekësh këmba këmbës funksionimin e kësaj skeme e ke të lehtë të kuptosh se një dorë nga lart ka krijuar të gjitha kushtet që vjedhja e madhe të kryehej e pa shqetësuar dhe pa kontroll. Ndryshe, nuk ka se si, askush mos e vërtente, që kompani të hetuara dhe të dënuara më parë, vazhdonin të kryenin shërbime për inceneratorët, pa pyetur njeri se çfarë po ndodhte. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se drejtoria e koncesioneve nuk vuri asnjëherë ujin në zjarr për të verifikuar nëse betoni i prodhuar nga bananet, i cili ishte paguar me para publike, ishte hedhur apo jo për punimet në të cilat pretendohej në fatura. Ndryshe, nuk ka si justifikohet që krimi ekonomik i mbyllte hetimet menjëherë sapo i kishte hapur, kur dilte se gjurmët e tyre të çonin drejt inceneratorëve.
Pra historia e skandalit të fundit nuk është ajo e dy tre pensionistëve që u kanë rrëmbyer identitetin, por ajo e 2-3 milionë shqiptarëve që i ka vjedhur qeveria.
Në fillim, kur skandali i inceneratorëve shpërtheu politikisht dhe mediatikisht Edi Rama e shpërfilli dhe e injoroi atë. Ai i vuri gjoksin në debatet mediatike, e shpuri ta përlyente gjithë PS-në një një mbledhje në barkun e inceneratorit të Elbasanit dhe prodhoi një sëre reklamash për të thënë se sa ishin pastruar falë këtij investimi qytetet tona.
Kur dolën dokumentat e pakundërshtueshme që shpunë pas hekurave ish ministrin Koka dhe ish deputetin Bllako, ai ndryshoi qëndrim. Ai pranoi se ndoshta ka korrupsion, duke shtuar se nëse ky krim është kryer, kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.
Me zbardhjen e fakteve të reja edhe kjo alibi e dytë po zhbëhet, as dy Klodianët, Mërtiri dhe Zoto, as vetëm një ministër si Lefteri dhe një burokrat si Alqi, nuk e kishin mundësinë të korruptonin gjithë sistemin për ti hapur rrugë një vjedhjeje që në fund të tunelit do të kushtojë plot 430 milionë euro.
Fakti se të gjitha hallkat në administratë, që nga ata që kanë firmosur në ministrinë e mjedisit, që nga Erion Veliaj që ka nënshkruar mbi angazhime të jashtë ligjshme, që nga krerët e tatimeve që kanë mbyllur sytë, që nga drejtoria e koncesioneve që nuk ka kontrolluar mashtrimin, e deri tek herojtë e tredhur të fëmijëve tanë, prokurorët e SPAK që po zvarrisin hetimet, janë dëshmi të skeme që është ideuar dhe është drejtuar nga maja e piramidës.
Pra, nuk është ashtu sikurse thuhet se dy biznesmenë mashtrues kanë korruptuar ndonjë ministër, për të vjedhur. Jo ka qënë vetë shefi i qeverisë që i ka përdorur ata të gjithë për të siguruar shuma marramendëse parash të paligjshme. Ende askush sot nuk mund të vërë bast se përse janë përdorur këto miliona; për të blerë heshtjen e mediave, ashtu siç tashmë është vërtetuar, për të korruptuar një pjesë të opozitës dhe për të shndërruar zgjedhjet në farsë, ashtu sikurse pretendon LSI, që ka bërë denoncimin e fundit, për të paguar lobistët ndërkombëtarë të Ramës që kërkojnë shuma faraonike për të shitur ashtu siç nuk është kryeministrin e një vendi mikroskopik, apo thjeshtë për tu ndarë në xhepat e disa personave.
Por ama një gjë është e sigurtë. Sa më shumë fakte të kësaj historie të trishtë dalin në publik, aq më e lehtë është të bindesh se këtu nuk kemi të bëjmë me historinë e rëndomtë të një grushti njerëzish që tentojnë ti’a hedhin shtetit. Këtu është fjala për një krim të mirfilltë shtetëror, ku për të përvetësuar paratë e dala nga buxheti, janë përdorur si kukulla dy Klodianët apo ndonjë ministër. Ata mund të kenë bërë secili ndonjë lek, por përfituesi i vetëm është ai që ka luajtur me të tërë ata.
America is pursuing military engagement against Russia...
From the news coming from the Netherlands, we learn th...
-MEMORY OF SPAHIVOGLI- For 10 years in a row, Koçoja,...
You are dealing too much with father Taku and his blac...
Expectations for Thursday's protest are very different...
It would be a difficult task to go back in history, in...
There is a way to quell the announced opposition protest b...
Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë in...
A journalist asked a very difficult question to the fo...
At the 1996 Charlemagne Award ceremony in Aachen, Germany,...
The process of re-education includes the proper learni...
Popular stones: The new CD of the group "Kngët e bilb...
Yesterday's song sung in the Skrfica tunnel will be rememb...
- Doubles the banking turnover. - Doubles investments...
A child born on the day Rama took power is 9 years old...
More and more are convinced, strongly even, that thing...
Lezhe. With Ezmerka. We sat down for coffee... - Shal...
Around 2019, a group of journalists from the Free Pres...
Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tiran...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish se...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...