LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Olsa

2022-11-24 15:59:00, Lifestyle CNA
Olsa
Olsa Muhameti, Bora Zemani

Tashmë është zyrtare, Ori Neviaj do të jetë pjesë e parlamentit dhe nuk do të moderojë më programin “Përputhen”.

Pritet zgjedhja e një moderatoreje të re për programin, e prej disa ditësh janë lakuar disa emra, ku ndër ta kanë qënë: Elona Duro, Elita Rudi, Nevina Shtylla, dhe një rikthim i mundshëm i Bora Zemanit.

Së fundmi ka qënë Olsa Muhameti e cila ka folur lidhur me këtë, ku gjatë një interviste në “Top Arena”, u shpreh se kjo situatë e ka gjetur të papërgatitur dhe se po merren në shqyrtim alternativat.

“Me sa duket, Për’Puthen është program hit dhe moderatorët, prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në “Top Channel”.- u shpreh ajo.

Po ashtu Olsa u shpreh se dëshiron një rikthim të mikes dhe koleges së saj Bora Zemani.

 “I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur,”-përfundoi Olsa./CNA.al

 

15:52 Lifestyle

Flori Mumajesi dhe

Teksa të gjithë menduan se fshirja e projekteve muziko...

Lajmet e fundit nga