LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flori Mumajesi dhe

2022-11-24 15:52:00, Lifestyle CNA
Flori Mumajesi dhe
Flori Mumajesi

Teksa të gjithë menduan se fshirja e projekteve muzikore nga Youtube, ishte një përpjekje për të fituar vëmendje, me sa duket ka rezultuar se nuk qenka kështu.

Së fundmi Icon Style raporton se Flori Mumajesi është në një lidhje dashurie, dhe kjo nuk ka lidhje me Elvana Gjatën.

Pas prononcimeve të tij në rrjetet sociale, ku fliste me keqardhje për muzikën e tij, teksa tregonte se ka mohuar gjakun e tij për një dashuri, të gjithë menduam se këngëtari po vuante për Elvanën, por në rrjet po qarkullon lajmi se Flori ka nisur një histori tjetër, disi “të hidhur”.

I njëjti burim shkruan se këngëtari është në një ldhje dashurie me bashkëshorten e një poltikani nga Kosova, por pa zbuluar emrat.

Po ashtu edhe projekti i tij i fundit muzikor “Mbaroj për ty”, ka dhënë më shumë mesazhe nga sa ç’mund të perceptoheshin me dëgjim të parë. Rikthejuni dhe një herë, dhe do të kuptoni më shumë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Flori bëri bujë me deklaratat e tij në rrjetet sociale, ku shfaqej i zhgënjyer nga publiku, i cili sipas tij nuk e ka vlerësuar muzikën e tij mjaftushëm, duke drejtuar kështu gishtin e fajtorit tek fansat e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga