LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zef Deda, një jetë në skenë

2023-11-25 11:10:00, Kulturë CNA

Zef Deda, një jetë në skenë

Shkodra dhe gjithë Shqipëria po i jep sot lamtumirën komedianit të njohur shqiptar Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 73-vjeçare. 

Që prej orës 09:00, Teatri “Migjeni’ ka haur dyert për të pritur familjarë, miq, të afërm, aktorë dhe artëdashës që duan ti bëjnë nderimet e fundit aktorit që u nderua me titullin "Mjeshtri i madh". 

Zef Deda njihet nga të gjithë edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë.

Homazhet do të mbahen në hodhin e teatrit deri në orën 13:00 kur kortezhi do të niset për meshën e dritës e më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.

Deda lindi në Shkodër  më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe ndoqi politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ai punoipër më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me sukses.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”./CNA

09:26 CULTURE Agim Xhafka

FOR GERMANY, DRIVER!

Lexi was taken early in the morning. He had to catch t...

10:30 CULTURE Besnik Bakiu

Shtetari dhe shkrimtari

Para disa kohësh isha i ftuar në promovimin e librit të Ah...

Lajmet e fundit nga