LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet depo armësh në Vlorë, e kamufluar në një dyqan rrobash

2024-02-12 16:06:00, Kronika CNA

Zbulohet depo armësh në Vlorë, e kamufluar në një dyqan

Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës, e cila ndodhej brenda një dyqani rrobash. Raportohet në media se janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e 3 mina me telekomandë.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por raportohet se një person kanë në rënë në pranga. 

Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen '10 korriku', ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit./CNA 

Lajmet e fundit nga