LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të fuste 33 mijë euro në Portin e Durrësit/ Kapet 35-vjeçari nga Kavaja

2023-01-28 11:19:00, Kronika CNA
Tentoi të fuste 33 mijë euro në Portin e Durrësit/ Kapet
Eurot e sekuestruara

Kapet një person në portin e Durrësit, i cili tentoi të fuste një shumë eurosh të padeklaruara.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të riut iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të cilat iu sekuestruan.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga