web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përfundon në lumin Shkumbin/ Humbin jetën burrë e grua

2023-04-03 09:18:00, Kronika CNA

Makina përfundon në lumin Shkumbin/ Humbin jetën burrë e

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”. Sipas të dhënave si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën burrë e grua.

“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet”, njofton policia.





Lajmet e fundit nga