LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet 41 kilogramë heroinë në Tiranë/ Në pranga një person

2023-04-01 11:32:00, Kronika CNA

Sekuestrohet 41 kilogramë heroinë në Tiranë/ Në pranga

41 kilogramë e 700 gramë heroinë janë sekuestruar nga policia e Tiranës, në sajë të operacionit të koduar "Fusha e kuqe".

Droga u gjet gjatë kontrollit të një makine tip "Benz", në një kuti në bagazh. Heroina ishte e ndarë në 62 pako, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al



Lajmet e fundit nga