web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK i druhet një padie në arbitrazh”/ Dumani justifikohet pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës

2023-03-31 13:11:00, Kronika CNA

“SPAK i druhet një padie në arbitrazh”/ Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë takimit me ta, Dumani tha se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh. 

“I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësi”, tha Dumani./CNA





Lajmet e fundit nga