LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kërcet” arma në Korçë/ Plagosen dy persona

2023-12-10 10:15:00, Kronika CNA
“Kërcet” arma në Korçë/ Plagosen dy persona
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 3 në Korçë ku në orët e para të mëngjesit disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë tij.

Si pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç, dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi I. H., 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi A. Q., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen”, njofton policia./ CNA

Lajmet e fundit nga