web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I pandehur në dosjen “339”/ Rrihet me grushta ish-shefin e Komisariatit

2022-11-18 09:19:00, Kronika CNA

I pandehur në dosjen “339”/ Rrihet me grushta ish-shefin e

Dy persona ka rrahur ish shefin e komisariatit të Dibrës, Robert Ago,i cili është i pandehur tek dosja “339”.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta para se të niste seanca gjyqësore, ditën e djeshme, në oborrin e Gjykatës së Dibrës.

Sot policia njofton se ka nisur hetimet për Bekim Agollin dhe Rubin Murrja, me dyshimin se kanë plagosur me dashje ish-shefin e Komisariatit në Dibër Robert Agën.

I pandehur në dosjen “339”/ Rrihet me grushta ish-shefin e

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", për  shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.??,  në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.’- njofton policia./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga