web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gruaja u vetëhodh nga furgoni në Peqin, shoqja: Kishte debatuar me burrin, u ul vetëm në pjesën e pasme

2023-10-20 10:22:00, Kronika CNA
Gruaja u vetëhodh nga furgoni në Peqin, shoqja: Kishte debatuar me
Foto nga vendi i ngjarjes

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në aksin Peqin-Elbasan, ku 55-vjeçarja Meushe Gjuzi u vetëhodh nga furgoni në lëvizje, kanë dalë detaje të reja.

Shoqja e viktimës, me të cilën udhëtonte këtë mëngjes tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe se ky debat e ka shtyrë atë që të kryente aktin e rëndë. 

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e furgonit. Ndërkohë raportohet se gruaja ndërroi jetë në vendngjarje./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga