web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe hidhet nga mjeti, humb jetën

2023-10-20 09:08:00, Kronika CNA
E rëndë në Peqin/ Pasagjerja hap derën e furgonit dhe hidhet
Ambulancë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotën në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Paper, ku një pasagjere është hedhur nga një furgon në ecje. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotë. Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë. Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë gruan të kryente këtë akt të rëndë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga