LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja në Shkodër/ Policia zbardh detaje, kapet autori

2023-01-26 19:34:00, Kronika CNA

Plagosja në Shkodër/ Policia zbardh detaje, kapet autori

Policia zbardh detaje nga plagosja me thikë në qendër të qytetit të shkodrës.

Blutë bëjnë me dije se konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në lagjen Qemal Stafa.

Raportohet se gjatë një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi me iniciale B.T., 44 vjeç banues në lagjen Kongresi i Përmetit.

Menjëherë është bërë identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër i autorit të dyshuar me iniciale Z.Sh. 48 vjeç, edhe ky banues në lagjen Kongresi i Përmetit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ B.A. ? CNA.al

Lajmet e fundit nga