web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit/ Ndërron jetë 13 vjeçari

2023-03-08 07:07:00, Kronika CNA

Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit/ Ndërron jetë 13

Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga