web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

613 kilogramë kokainë në banane/ Lala: Operacioni u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë

2023-03-07 22:59:00, Kronika CNA
613 kilogramë kokainë në banane/ Lala: Operacioni u ndërpre
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për hetimet e DEA-s amerikane në Shqipëri dhe për çështjen e Arbër Çekajt me 613 kilogramët e kokainës në banana.

Në një intervistë me Adi Krastën, Lala përmendi ndërprerjen e operacionit nga prokuroria. Sipas saj, operacioni u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut.

“Kemi rastin e Arbër Çekajt, prokuroria mori kritika të forta pse e ndërpreu operacionin. Prokurorët thanë se ra mbrëmja dhe droga mund të zhdukej. Në fakt nuk ishte justifikim. Ai operacion u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut. Arbër Çekaj nuk ishte i vetmi, kishte të tjerë të përfshirë. Kjo ndodhi edhe në Xibrakë, njerëz të rëndësishëm të përfshirë aty dhe autoritetet e dekonspiruan. Dhe amerikanët e kanë kuptuar më në fund që duhet të kenë zëra të pavarur dhe burime të pavarura për të shkuar te e vërteta", deklaroi gazetarja./ CNA.al  





Lajmet e fundit nga