web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekonspirimi i operacioneve/ Eksperti: Policët ndihmojnë trafikantët

2023-03-07 10:54:00, Kronika CNA

Dekonspirimi i operacioneve/ Eksperti: Policët ndihmojnë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka komentuar njoftimin e ambasadës amerikane, e cila ju bënte thirrje, qytetarëve shqiptarë që duan të denoncojnë trafikun e drogës të denoncojnë pranë  DEA-s.

Sipas tij, kjo thirrje vjen pasi është humbur besimi te institucionet.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Softa u shpreh se efektivët dekonspirojnë operacionet e policisë, por edhe atyre të organizuara nga SPAK-u.

 “DEA është në kuadër të Interpol dhe Europol dhe në të gjitha rastet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet shqiptare. Humbja e besimit është ajo që ne kemi thënë. Sa raste ka pasur, qoftë edhe në operacionet e organizuara nëpërmjet SPAK-ut, një rast i Martinajt, dekonspirimi ka qenë që në momentet para fillimit të operacionit, në momentin e lokalizimit të zonës, nuk është arritur arrestimi i personave me shkallë të lartë rrezikshmëri sepse kanë qenë të dekonspiruar.

Pra, janë njoftuar përpara për lëvizjen e forcave të policisë. E njëjta gjë nëse do flasim për persona që kanë një peshë të madhe, sepse kanë nga mbrapa suport që i bëjnë të paprekshëm”, theksoi ai./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga