web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në Durrës/ Makina përplas fëmijën

2023-03-05 19:50:00, Kronika CNA
Aksident në Durrës/ Makina përplas fëmijën
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1 të Durrësit.

Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin me iniciale I.B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga