web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

18 vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë/ Nën hetim bashkëshorti

2024-02-02 13:30:00, Kronika CNA
18 vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë/ Nën hetim
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. 

Dyshohet se e reja ka kryer aktin e rëndë pas debateve me bashkëshortin, i cili është vënë nën hetim 24-vjeçari. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fostoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga