web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I mituri akuzon për ngacmim seksual 52-vjeçarin shqiptar

2024-02-01 11:42:00, Kronika CNA
I mituri akuzon për ngacmim seksual 52-vjeçarin shqiptar
Foto ilustruese

Një 52-vjeçar shqiptar akuzohet në Greqi për akte seksuale ndaj një të mituri. 

Mediat vendase raportojnë se denoncimi ndaj shqiptarit është bërë në ishullin Kos. 14-vjeçari në prani të psikologut për atë që sipas tij ka ndodhur të paktën tre herë.

Sipas informacioneve në dëshminë e tij, djali i mitur ka përshkruar se 52-vjeçari ka kryer akte të turpshme, e ka prekur  dhe i ka treguar organet gjenitale.

Dyshohet se aktet e rënda 52-vjeçari i ka bërë në një plazh në verën e vitit 2023.

Hetimet janë ndërmarrë nga Departamenti i Sigurisë në Kos./CNA





Lajmet e fundit nga