web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO-U qëllua tre herë me plumba/ Kush është 34-vjeçari që u plagos në Greqi

2024-02-02 08:51:00, Kronika CNA

FOTO-U qëllua tre herë me plumba/ Kush është

Mëngjesin e sotëm, mediat greke kanë raportuar një plagosje me armë zjarri, ku bëhej me dije se ishte qëlluar tre herë me plumba një shtetas shqiptar, 34-vjeç.

Sipas informacioneve 34-vjeçari i plagosur është shtetasi Renis Fejzolli nga fshati Barç i Korçës.

FOTO-U qëllua tre herë me plumba/ Kush është

Sulmi ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit ndaj shtetasit shqiptar, 34-vjeç në një park lokal në rrugën Sidirokastro.

Pas të shtënave, viktima ka mbërritur me makinën e tij në cep të rrugës Iera Odos dhe Spyrou Patsi, ku ka kërkuar ndihmë nga policët kalimtarë me një makinë patrullimi.

Sipas informacioneve, autorët e kanë qëlluar me armë shqiptarin tre herë.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se në pikën ku janë qëlluar janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.

34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë./CNA

 





Lajmet e fundit nga