web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal

2024-02-01 11:51:00, Kronika CNA
Arrestohet pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale Gj.K, i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin është arrestuar nga policia e Vlorës.

Ndaj 40 vjeçarit banues në Vlorë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Nga hetimet rezulton se ata kryenin kontrabandim të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së, duke marrë në shëkmbim pagesa që shkonin deri në 10mijë euro./CNA 





Lajmet e fundit nga