web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç lë me “gisht në gojë” Ramën/ E respektoj, por nuk është i autorizuar ta bëjë draftin e asociacionit

2023-06-13 11:12:00, Kosova & Bota CNA

Vuçiç lë me “gisht në gojë” Ramën/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kruyeministri Edi Rama nuk është i autorizuar të hartojë draftin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb, as kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar. Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu.

Na jepni vetëm parimet, organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam nisur në vitin 2015 me në atë kohë kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, tha Vuçiç./ CNA





Lajmet e fundit nga