LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën, e pret me tortë dhe lule

2023-11-27 12:22:00, Kosova & Bota CNA
VIDEO/ Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën, e pret me
Rita Ora

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim në Prishtinë, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi. Sot, Kurti ka publikuar të tjera pamje nga takimi mes tyre. 

Ai u përkujdes që këngëtaren ta priste me lule dhe tortë, me rastin e ditëlindjes së saj.

I pari i qeverisë i bëri edhe dhuratë Orës, një libër dhe një pjatë punim artizanal.

"Diskutim për art, kulturë dhe film, për çfarë është bërë, për çka mund të bëjmë bashkë, me Rita Orën që festonte ditëlindjen, e rrethuar me njerëz krenar për të arriturat e saj", shprehet Kurti në rrjetet sociale./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga