Netanyahu: We will continue the military offensive in Rafah
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu said on Tuesday ...

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Heqja e vizave kë bërë që udhëtimet jashtë shtetit të rriten, por deri tani destinacioni kryesor del të jetë Greqia.
Qytetarët e Kosovës muajve të fundit shumicën e fundjavave po i kalojnë në Greqi, konkretisht në Selanik.
Për dy ditë të kaluar në këtë shtete rezulton se janë duke shpenzuar goxha shumë para.
Madje, sipas Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), qytetarët e Kosovës për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, po shpenzojnë mbi 1 milion euro.
“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i shtetasve të Kosovës për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitorë për fundjave, për të vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milion € për konsume, sigurime të makinave dhe blerje”, sipas një studimi të AKB-së.
Sipas AKB-së këto vizita po i bëjnë të mundura edhe ofertat e lira të kompanive turistike.
“Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8 euro”.Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se pas liberalizimit të vizave po përfitojnë disa shtete që tradicionalisht ishin të vizituara nga qytetarët deri rreth viteve 91.
“Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish-Jugosllavinë’.
Ruzhdi Kurtishaj, pronar i një agjencie turistike, ka treguar se udhëtimet e qytetarëve të Kosovës nga 1 janari janë shtuar për më shumë se 100%.
Destinacionet sipas tij janë të ndryshme, si Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari e Austri.
“Po e marr shembull Greqinë, pasi është vendi më i frekuentuar. Vitin e kaluar, në këtë shtet kemi udhëtuar një herë në javë me një autobus, ndërsa, aktualisht, udhëtojmë tri herë në javë me gjashtë autobusë”.Ai thotë se kapaciteti i një autobusi është për 50 deri në 80 udhëtarë, ndërsa bileta kthyese nga Prishtina deri në Selanik – rreth 330 kilometra larg – është 20 euro.
Nëse bëhet llogaritja vetëm me shifrat e kësaj agjencie, i bie që së paku 300 qytetarë udhëtojnë çdo javë drejt Greqisë dhe vetëm për bileta shpenzojnë së paku 6.000 euro.
Të dhënat nga Policia e Kosovës, tregojnë se nga 1 janari deri në mësoj e muaji shkurt mbi 1.7 milion qytetarë kanë dalë nga kufiri tokësor i Kosovës, ndërsa kanë hyrë mbi 1.6 milion.
Kurse, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë treguar se ka rritje të numrit të udhëtarëve në dhe nga Kosova.
Numri i përgjithshëm në muajin janar ka qenë mbi 287 mijë, krahasuar me mbi 266 mijë sa ka qenë në janar të vitit 2023.
Liberalizimi i vizave, megjithatë, nuk mund të shfrytëzohet për qëllime punësimi, por vetëm vizita turistike.
Për punësim në një vend të BE-së duhen vizë dhe leje e posaçme.Kosova ka qenë e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që fitoi të drejtën e lëvizjes së lirë.
Shtetasit nga Kosova zinin 43% të hyrjeve totale në 2023
Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i shtetasve nga Kosova për shkak të afërsisë, por edhe pamundësisë për të udhëtuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 nga Kosova kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 43% të totalit të shtetasve të huaj. Këta të fundit në 2023-n arritën rekord, duke e kaluar shifrën e 10 milionë.
Ndërkohë, shumë shtetas nga Kosova nga 1 janari po kryejnë udhëtime turistike edhe përmes Rinasit, kryesisht në qytetet e Italisë, duke u regjistruar në hyrje si turistë që vijnë në Shqipëri!/ Rel
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu said on Tuesday ...
The Pentagon will quickly ship $300 million worth of weapo...
Former Special Prosecutor Robert Hur is testifying today b...
After Russia's attack on Ukraine, the United States and Eu...
The envoy of the United States for the Western Balkans...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Tue...
The Russian plane with 15 people on board crashes Russia ...
The UK's bid to end the preferential tax system for wealth...
The Vatican said on Tuesday that the "first condition" for...
"Figura kontroverse, Andrew Tate, është arrestuar në Ruman...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Among the most important raw materials imported into Germa...
Haiti's prime minister, Ariel Henry, has resigned after we...
Palestinian doctors in Gaza have recounted the horror they...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i tako...
Haiti is again descending into anarchy due to gang violenc...
The US report on the Western Balkans states that during 20...
The Lufthansa company is postponing flights due to the fli...
Flight attendants of the companies "Lufthansa" and "Luftha...
Mr. Menendez appeared at a hearing before Judge Sidney Ste...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...