web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet tragjedia/ Shkon mbi 20,000 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

2023-02-09 20:29:00, Kosova & Bota CNA

Thellohet tragjedia/ Shkon mbi 20,000 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në 20,451, sipas autoriteteve.

Në Turqi, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 17,134 dhe raportohen 70,347 persona të lënduar, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Numri i vdekjeve në Siri ka arritur në 3,317 ndërsa raportohen rreth 5,245 persona të plagosur.

Të paktën 75,592 persona janë plagosur në të dyja vendet.

Aktualisht po vijon puna për nxjerrjen e personave të mbetur nën gërmadhat e banesave të shembura./CNA.al





Lajmet e fundit nga