Borrell: I expect a high-level Kosovo-Serbia political meeting in a few weeks
The head of the European Union's foreign policy, Josep Bor...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kjo deklaratë erdhi pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha më 9 shkurt se së shpejti do të ketë një takim të ri mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar diskutimet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
“Duhet të ma tregojnë kuptimin e atij takimi me kryeministrin e Kosovës. Nëse mendoni të më ftoni në Bruksel për të më bindur të them që Asociacioni mund bëhet njëkohësisht me diçka tjetër, apo pas diçkaje tjetër, mos më thirrni”, tha ai më 9 shkurt, në një ngjarje në Serbi.
Beogradi insiston në formimin e Asociacionit, si kusht për zbatimin e propozimit të BE-së.
Kryeministri Kurti tha sot se Asociacioni nuk është as parakusht për propozimin evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, e as në qendër të tij.
Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.
Kurti tha gjithashtu më 9 shkurt se propozimi i Bashkimit Evropian nuk është marrëveshje finale, por është një kornizë apo një marrëveshje bazike, jo përfundimtare.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane./ REL
The head of the European Union's foreign policy, Josep Bor...
The Commission of the European Parliament for Foreign Poli...
The leaders of the 27 countries of the European Union ...
"Bëhet fjalë për armë që janë të nevojshme për paqen. Luft...
Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian do...
Rescue teams in Turkey and Syria continue to search today ...
Over 15,000 people have lost their lives as a result of th...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy heads to Brussels ...
According to the estimates of the United Nations, North Ko...
On Sunday, February 12, 2022, Berlin re-votes for the stat...
The employees of the EU Center for Civilian Assistance sta...
House Republicans are trying to fulfill a campaign promise...
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë ameri...
Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “...
Four Chinese spy balloons have flown over the United State...
Thellohet sërish numri i viktimave nga tërmetet katast...
Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh pë...
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi...
The American ambassador in Belgrade, Christopher Hill, sai...
Eight prominent Iranian opposition figures have announced ...
CNA has included in the filter the assets of the head ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Saranda Police Commissariat services initiated investi...
Following successive operations to capture internationally...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The 10th Secretary-General of the United Nations will be e...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
Iranian state media reports that Abolfazl Sepahi Badjani a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
This July 28th marks the 114th anniversary of the raising ...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...