LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”/ Reagimi i familjarëve të policit të vrarë në Kosovë

2023-09-24 12:17:00, Kosova & Bota CNA

“Të vdesësh për atdhe është sikur të

Familjarët e policit të vrarë kanë regaur pas ngjarjes në Leposaviq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, familjarët e Afrim Bunjakut, shkruajnë se ai u vra në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, shkruhet në reagimin e familjarit të Afrim Bunjakut, Arton Bunjaku.

“*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH  PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se polici Afrim Bunjaku u vra në Leposaviq në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sulmi nga një grup kriminal që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Ai u dërgua pa shenja jete në spital.

Krerët e shtetit të Kosovës kanë drejtuar gishtin si fajtor për këtë ngjarje Beogradin dhe bandat serbe.

Gjatë sulmit kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë të policisë së Kosovës./ CNA

 

Lajmet e fundit nga