web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

2022-08-29 21:53:29, Kosova & Bota CNA

Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të vendeve të

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë. Nga Praga, zoti Scholz tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje të diskutojnë dhe të arrijë një marrëveshje për një sërë ndryshimesh, në mënyrë që t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të hënën vendeve të Bashkimit Evropian që të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të arrijë një marrëveshje për një sërë ndryshimesh, në mënyrë që t’u bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.

Në një fjalim në Universitetin “Charles” në Pragë, zoti Scholz tha se BE-ja duhet të jetë gati për zgjerimin, vendime këto që kërkojë votime në unanimitet.

Sipas tij agresioni rus në Ukrainë është një thirrje që Bashkimi Europian duhet të zgjohet dhe të ndryshojë mënyrën se si merr vendime. E sa i përket zgjerimit, Kancelari gjerman tha se është pro mbështetjes për Ballkanin Perëndimor.

Unë jam i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen edhe Gjeorgjinë. Zgjerimi i BE-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitet brenda Evropës dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Këshilli Evropian i dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor dhe siguroi perspektivën europiane për Gjeorgjinë. Tani është një çështje që të merren seriozisht premtimet për anëtarësim. Vendet kandidate meritojnë mbështetje të vazhdueshme në rrugën e tyre për t'u kualifikuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gati 20 vjet që presin anëtarësimin”, tha kancelari gjerman.

Ndërsa Evropa mbetet pas rivalëve globalë kur bëhet fjalë për dixhitalizimin dhe eksplorimin e hapësirës, zoti Scholz tha se BE-ja mund të bëhet një udhëheqës global në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër që do ta ndihmonte gjithashtu të bëhej më pak e varur nga furnizuesit e huaj të energjisë. Gjermania, e cila deri vonë ka mbetur prapa vendeve të tjera të NATO-s përsa i përket shpenzimeve ushtarake, planifikon të investojë shumë në mbrojtjen e saj ajrore në vitet e ardhshme.

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz përmendi në mënyrë të përsëritur kërcënimin e paraqitur ndaj BE-së nga Rusia

Çdo përçarje mes nesh, çdo dobësi, do të përdoret nga Vladimir Putini. Ne duhet të mbyllim konfliktet e vjetra dhe të gjejmë zgjidhje”, tha kancelari gjerman.

According to analysts, Mr. Scholz's speech echoes proposals made in recent months by French President Emmanuel Macron, who proposed that decisions in the European bloc be made by a two-thirds vote, and small countries say these changes could override the concerns of theirs.

His proposals, analysts say, are likely to be received cautiously by smaller countries, which fear reforming the EU's difficult decision-making processes.

Tensions have also flared in recent years between the European Commission and the governments of Hungary and Poland, with Brussels accusing those countries of violating the bloc's core values ??and the rule of law./ VOA





Lajmet e fundit nga