web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flash floods/ 30 million people affected in Pakistan

2022-08-28 19:37:34, Kosova & Bota CNA
Flash floods/ 30 million people affected in Pakistan
Floods in Pakistan

Pakistan's northwestern Khyber Pakhtunkhwa province experienced another day of devastation on Saturday, as 15 more people lost their lives in landslides and flash floods. The authorities said that so far the number of victims has reached about 1,000 while over 20,000 houses have been damaged in Nowshera city alone. About 30 million people have been affected by the floods across the country.

Autoritetet vendore në qytetin pakistanez Nowshera, bënë sërish thirrje për evakuime mes një "përmbytjeje shumë të madhe" në lumin Kabul në vazhdën e shirave të paprecedentë që e kanë futur pjesën më të madhe të vendit në krizë.

Sipas statistikave të qeverisë, më shumë se gjysma e Pakistanit është prekur nga përmbytjet dhe miliona njerëz janë lënë të pastrehë si rezultat i përmbytjeve të papritura të krijuara nga reshjet e pazakonta sezonalë, që kanë hyrë në valën e tyre të tetë pa dhënë shenja pakësimi.

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga reshjet dhe përmbytjet në të gjithë vendin është rritur në 982, krahas 1,456 të plagosurve të tjerë që nga e premtja, tha të shtunën Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore (NDMA).

Ushqimet dhe ndihmat po dërgohen në zona të izoluara, ku njerëzit e bllokuar presin ndihmë. Megjithatë, situata vazhdon të përkeqësohet.

“Deri më tani janë prekur mbi 200 mijë hektarë. Mbi 20 mijë shtëpi janë dëmtuar. Katastrofa ka shkatërruar të korrat në mbi 600 mijë hektarë. Deri më tani kemi ngritur 15 fshatra me tenda dhe strehë të përkohshme për njerëzit e prekur nga përmbytjet. Tek kjo tendë këtu ndodhen momentalisht 320 persona”, thotë Muhammad Anwar Baryar, nënkomisioner i rajonit Dera Ghazi Khan.

Evakuimet vazhdojnë në Nowshera, ku niveli i ujit të lumit Kabul është rritur me 300 mijë metra kub në sekondë.

Njerëzit kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e tyre të jetesës. 75-vjeçari Shamroz thotë se familjes së tij iu desh të ikte sapo qeveria bëri paralajmërimin për përmbytje.

"Uji filloi të ngrihej natën. E çova familjen time në një zonë më të lartë, por nuk pata kohë për të nxjerrë sendet shtëpiake. Frigoriferi ynë është ende brenda", thotë ai.

Qeveria pakistaneze ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të përballuar shkatërrimin dhe ndërsa shumë institucione ndërkombëtare dhe vende kanë premtuar fonde për ndihma, reagimi i tyre ndaj kërkesave për ndihmë ka qenë deri më tani i ngadaltë.

Përmasat e dëmit janë të paprecedenta dhe shumë thonë se shkalla e plotë e dëmeve do të kuptohet vetëm pasi uji të largohet. Agjensia meteorologjike ka parashikuar reshje të dendura shiu për javët në vazhdim.

More than 30 million people across Pakistan have been affected by floods in recent weeks, India's climate minister said, calling the situation "a humanitarian disaster of epic proportions caused by climate change".

The destruction of the infrastructure and the interruption of communications has increased the difficulties for the authorities who are conducting search and rescue operations./ VOA





Lajmet e fundit nga