Pendarovski: There is no justice if there are corrupt judges and prosecutors
In his year-end speech, the president of North Macedonia, ...

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Bjellorusi këtë javë, e rriti shumë shqetësimin se ai po synon që ta tërheqë këtë vend në luftën që ka nisur prej muajsh në Ukrainë. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina e kanë pranuar se presin një luftë të gjatë, dhe vizita personale e Putinit në Minsk për të takuar presidentin bjellorus Aleksandër Llukashenko, vetëm sa e nënvizoi rëndësinë e këtij vendi në këtë konflikt.
Analistët thanë se Rusia mund të përpiqet që ta bindë Bjellorusinë të hyjë zyrtarisht në luftë, ose mund të përdorë kërcënimin e përfshirjes së këtij vendi, për të trembur vendet perëndimore dhe Ukrainën. Dejvid Marples, profesor në Institutin e Studimeve Ukrainase me Universitetin e Albertës, Kanada, mendon se Putini ka të ngjarë të rrisë presionin ndaj Llukashenkos për të angazhuar forcat e tij në Ukrainë.
“Llukashenko i ka rezistuar kësaj kërkese që nga fillimi i luftës”- tha ai. Marples shton se vizita ishte shumë e rëndësishme, sepse Putin “nuk u shqetësua asnjëherë të shkonte” në Minsk gjatë 3 viteve të fundit, përfshirë kohën gjatë trazirave në Bjellorusi gjatë vitit 2020.
“Tani Llukashenko ka pak më shumë liri veprimi, sepse Rusia ka nevojë për të. Uudhëheqësi bjellorus mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje që do t’i lejonte atij qëndrimin në pushtet dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit. Vetëm më pas, mund të pranojë ndoshta të angazhojë trupat e tij në këtë luftë”-thekson eksperti.
Në një konferencë për shtyp të hënën me Lukashenkon, Putin tha se liderët shqyrtuan çështjet e mbrojtjes, dhe “ranë dakord të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e vendeve tona”. Këtu përfshihet vazhdimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, si dhe një përpjekje e re për pajisjen me “koka të veçanta luftarake” të forcave ajrore bjelloruse
“Këto masa të koordinuara janë jashtëzakonisht të rëndësishme, për shkak të tensioneve në kufijtë e jashtëm të Shtetit të Bashkimit”- tha Putin, duke iu referuar Rusisë dhe Bjellorusisë.
Rusia e përdori Bjellorusinë si një trampolinë në fillim të luftës. Që nga ajo kohë, ajo ka trajnuar trupa e saj në Bjellorusi, ka kryer stërvitje të përbashkëta me ushtrinë bjelloruse, dhe ka lëshuar raketa në Ukrainë nga atje, si pjesë e një vale sulmesh me raketa ndaj infrastrukturës dhe rrjetit energjetik të Ukrainës.
Ekspertët thonë se për momentin Llukashenko nuk ka gjasa të dërgojë trupa në Ukrainë, kryesisht për shkak se kjo do të ishte një lëvizje shumë e papëlqyeshme në vend, edhe në kushtet kur ai mezi parandaloi kohët e fundit një kryengritje popullore kundër qeverisë së tij pas zgjedhjeve të dyshimta të gushtit 2020.
Një sondazh i Chatham House në gusht, zbuloi se më shumë se 90 për qind e bjellorusëve ishte kundër bashkimit në luftë në anën e Rusisë. Rreth 27 për qind në atë sondazh mbështetën neutralitetin e plotë në luftë. Një brigadë rebele bjelloruse, po lufton aktualisht në mbrojtje të pavarësisë së Ukrainës.
Ndaj nëse hyn në Ukrainë, ushtria bjelloruse mund të përfundojë duke u përplasur me bashkëqytetarët e saj. Po ashtu, nuk ka shumë të ngjarë që Bjellorusia ta jetë mundësi ta ndryshojë rrjedhën e luftës në favor të Rusisë.
Si një vend shumë më i vogël se Ukraina dhe Rusia, Bjellorusia mund të angazhojë menjëherë në luftime vetëm rreth 10.000 trupa. Kërcënimi nga Bjellorusia është tashmë një pengesë e rëndësishme për Ukrainën, thotë Mark Galeoti, drejtor ekzekutiv i kompanisë konsulente “Mayak Intelligence”.
Sipas tij ironia është se Bjellorusia është më shumë e dobishme si një kërcënim sesa si një aleat ushtarak. Galeoti shton nga ana tjetër se nëse hyn në luftë, ushtria bjelloruse do të “përtypet” nga forcat ukrainase. “Kjo lëvizje synon më shumë të çorientojë ukrainasit”- nënvizon ai.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW), thotë se takimi i Putinit në Minsk, ishte pjesë e një operacioni të vazhdueshëm të Rusisë në luftën informative për ta bindur Ukrainën dhe Perëndimin se Bjellorusia do t’i bashkohet luftës.

“Kremlini ka të ngjarë ta bindë Perëndimin të pranojë një fakt të kryer të rremë, sipas të cilit Ukraina nuk mund të ndryshojë dot linjat aktuale të frontit, dhe se lufta ka hyrë në një ngërç”- thotë Xhorxh Barros, studiues i institutit në lidhje me Rusinë.
“Instituti vlerëson se një përfundim i tillë është i pasaktë, pasi Ukraina ka një shans të mirë të rifitojë shumë terren gjatë muajve të ardhshëm”- shton ai. Rusia është përballur me humbje të mëdha në Ukrainë, por Putini i ka dyfishuar vazhdimisht përpjekjet e tij.
Ai ka mobilizuar qindra mijëra rezervistë, që tani kanë nisur ta përforcojnë ushtrinë e Moskës. Për shkak të sanksioneve agresive perëndimore, Bjellorusia mbështetet shumë tek Rusia për ekonominë e saj, përfshirë eksportet e gazit dhe produkteve. Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh në një postim në blog në tetor se Minsku mund të vendosë në një moment se kostoja e mos-bashkimit në luftë, është më e madhe se sa kostoja e angazhimit në konflikt.
Po ashtu Bjellorusia duket se e po pranon dalëngadalë synimin e Rusisë për të vendosur një dominim të plotë ushtarak dhe politik mbi këtë vendin thotë ISW. Të hënën, Llukashenko njoftoi se ka vendosur në gatishmëri luftarake një sistem të mbrojtjes ajrore S-400, të cilin e ka marrë nga Rusia, dhe që udhëheqësi bjellorus e refuzoi në vitin 2020.
Barros i ISW thotë se kjo lëvizje tregon se “po zvogëlohet hapësira manovruese e Llukashenkos për t’i rezistuar përpjekjeve ruse për ta aneksuar de fakto Bjellorusinë”. Por Marples mendon se Rusia duhet të provojë se përfshirja në këtë luftë, nuk do të ishte një lojë e humbur për liderin bjellorus.
“Unë mendoj se Llukashenko do të donte ta shihte Rusinë të paraqitet pak më mirë në luftë sesa deri tani, përpara se t’i bashkohej konfliktit, sepse askush nuk dëshiron që t’i bashkohet një pale që do të humbasë”- tha ai.
Marples gjykon se Vladimir Putini është i dëshpëruar për ndihmë, prandaj një angazhim ushtarak i Bjellorusisë në Ukrainë do të lehtësonte presionin mbi trupat ruse, disa prej të cilave kanë dezertuar në masë. Po ashtu, Rusia është përballur me disa valë protestash në shtëpi pas urdhrit të Putinit për mobilizimin e pjesshëm ushtarak.
Bjellorusia do ta ndihmonte duke krijuar një kërcënim nga veriu, për t’i devijuar potencialisht forcat ukrainase, të cilat po luftojnë kryesisht në rajonin jugor dhe lindor të Ukrainës kundër trupave pushtuese ruse. Por Galeoti thotë se Putini është dobësuar shumë në skenën ndërkombëtare që nga fillimi i luftës.
Ndaj duke shkuar ai në Minsk, Llukashenko tregoi se ka një farë ndikimi. Përpara takimit me Putinin, Llukashenko ripohoi se Bjellorusia ishte një komb i pavarur, dhe se Rusia nuk po e kontrollonte këtë vend, duke hedhur poshtë ato që ai i quajti “pëshpëritje” në Bjellorusi.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Putinin, Llukashenko u pyet nga një gazetar në lidhje me pretendimet se Bjellorusia po “gllabërohet” nga Rusia, duke vënë në dukje edhe takimet e shumta midis 2 liderëve vitin e kaluar.
“Sot, ata do të pretendojnë se Putini ka ardhur këtu për të trembur dikë. E dini, ne të dy jemi bashkë-agresorë, njerëzit më të poshtër dhe më toksikë në këtë planet. I vetmi problem që kemi mes nesh, është të përcaktojmë se kush është më i ligu. Presidenti Putin më thotë se jam unë, por unë kam filluar të mendoj se është ai. Prandaj vendosëm të rrinim bashkë, si të barabartë, dhe kaq është e gjitha”- u përgjigj Llukashenko me ironi.
In his year-end speech, the president of North Macedonia, ...
A statement from the Afghan government instructed all priv...
When China and Russia conduct joint maneuvers around t...
The U.S. population grew by 1.2 million this year, gro...
Russian private military company Wagner has received a shi...
Concern over the migrant crisis at the southern border of ...
Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitali...
President Volodymyr Zelensky spoke to US lawmakers in ...
The Minister of Internal Affairs of Kosovo, Xhelal Sveçla,...
Japan adopted a new policy promoting greater use of nuclea...
A majority of jurors in the Los Angeles trial of former pr...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
The US will do everything in its power for Ukraine, US Pre...
Seven employees of the hospital in Peja have been suspende...
The United States imposed sanctions on Iranian officials o...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
The administration of the American president, Joe Biden, a...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, said that the b...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, arrives ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Four people have been arrested and two others have been de...
A 22-year-old man, internationally wanted for attempted mu...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...