Zelensky to the US Congress: Your help is an investment in global security
President Volodymyr Zelensky spoke to US lawmakers in ...

Javën e shkuar një ngjarje e rëndë u shënua në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një foshnje humbi jetën, pasi dyshohet se është futur në një lavatriçe, i mbështjellë më çarçafë.
Ditën e sotme baba ii foshnjes është prononcuar për mediat, ku është shprehur se nuk është i sigurt nëse stafi i spitalit i ka mbledhur të gjitha “copat” e foshnjës së tij, për t’i dorëzuar në mënyrë që kryheshin ritet e varrimit.
Në një intervistë për “Gazetën Express” ai u shpreh se e ka parë me sytë e tij një punonjës i cili po mblidhte “copat” e foshnjes, pasi e kishin nxjerrë nga lavatriçja.
“Ka lind normal, po të nesërmen masi kemi dashtë me marrë foshnjën, prej mos kontrollit dhe papërgjegjësi së punës e kanë fut në lavatriçe edhe është i dëmtuar komplet, copa-copa e kemi pa duke i mbledh. Në makinë sa ka nejt nuk e di, por mbasi e kemi marrë atë trup unë nuk e di hala a është komplet çdo gjë e tij, komplet copë-copë, sikur kafshata-kafshata. Me datën 14 u hap rasti në polici, kemi pas me marrë në orën 12:00 me bë varrimin. E morëm foshnjën pas 5 orësh që e kemi pas të caktuar me marrë.E kemi marrë foshnjën me një kuti, në mënyrë mizore dhe e kemi dërgu për varrim. Policinë e kemi njoftu kur kemi shku me marrë foshnjën, e pam që po ikun prej përgjegjësisë dhe po na shtyjnë marrjen e foshnjës, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam poshtë sepse i pam lëvizjet e punonjësve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam që u shku njeri te lavatriçja dhe është duke i mbledhë copat e foshnjës, prej aty jemi kthy nalt në gjinekologji dhe e kemi lajmëru rastin në polici, na bojshin motrat që mos e lajmëroni rastin. Ne e kemi lajmëru rastin ka ardhë prokuroria dhe inspektorati i Shëndetësisë”, ka deklaruar prindi i foshnjës.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Sot pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra U. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj.
Në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit. Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.
Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale.
Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi.
Ndërsa U.D. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar./CNA.al
President Volodymyr Zelensky spoke to US lawmakers in ...
The Minister of Internal Affairs of Kosovo, Xhelal Sveçla,...
Japan adopted a new policy promoting greater use of nuclea...
A majority of jurors in the Los Angeles trial of former pr...
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka ar...
Presidenti rus Vladimir Putin tregoi besim në fitore gjatë...
The US will do everything in its power for Ukraine, US Pre...
Seven employees of the hospital in Peja have been suspende...
The United States imposed sanctions on Iranian officials o...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me homo...
The administration of the American president, Joe Biden, a...
The President of Serbia, Aleksandar Vucic, said that the b...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, arrives ...
Russian President Vladimir Putin visited Belarus on Monday...
The head of the International Atomic Energy Agency, Rafael...
US lawmakers presented a bill on December 20, where the $1...
KFOR says that it strongly believes that the use of violence...
Taliban fighters carried out a deadly raid last month in D...
Russia's Ministry of Justice is seeking to shut down the c...
Hard-line Iranian lawmakers have proposed a plan to impose...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Four people have been arrested and two others have been de...
A 22-year-old man, internationally wanted for attempted mu...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...