web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë diplomatët e BE-së sjellin draft-statutin e Asociacionit në Prishtinë, takim me Kurtin

2023-10-21 10:46:00, Kosova & Bota CNA

Pesë diplomatët e BE-së  sjellin draft-statutin e Asociacionit

Pesë emisarët e Bashkimit Europian ndodhen sot në Kosovë, ku po zhvillojnë një takim me kryeministrin Albin Kurti, për zgjidhjen e situatës me Serbinë. 

Mediat vendase raportojnë se diplomatët e tuaj kanë sjellë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. 

Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Pas vizitës në Kosovë, diplomatët do të nisen drejt Serbisë. Autoritetet në Beograd kanë thënë se takimet në kryeqytetin serb do të nisin në orën 14:00./CNA

 





Lajmet e fundit nga