School massacre/ The Serbian Minister of Education resigns
Today, the Minister of Education in Serbia, Branko Ruz...

Dronët përdoren gjerësisht në operacione luftarake, nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në bujqësi. Siç njofton, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, tashmë gjithnjë e më shumë biznese amerikane po i përdorin dronët për të dërguar ushqime dhe mallra tek dera e shtëpisë së klientëve.
Diçka e pazakontë po ndodh në Virxhinian lindore. Ushqimet i sillen familjes Baugh me dron. Dhe kjo ndodh të paktën një herë në javë.
“Është shumë e leverdisshme për ne, me dy fëmijë binjakë. Nuk harxhojmë kohë me futjen e ushqimeve në makinë, me shkarkimin nga makina... Nëse do duhej të bënim 30 minuta rrugë, tashmë vijnë për gati 15 minuta këtu në shtëpi”, thotë Chad Baugh.
Zoti Baugh i porosit mallrat në internet, nga një prej kompanive më të mëdha të supermarketeve në Amerikë, “Walmart”.
Kompania thotë se ka shpërndarë rreth 6 mijë pako nëpërmjet dronëve vitin e kaluar.
“Dronët plotësojnë disa kushte. Pikë së pari janë efikasë dhe të shpejtë. Dhe gjithashtu nuk dëmtojnë mjedisin”, thotë Phillip Wallace, drejtor për marrëdhëniet me qeverinë në kompaninë “Walmart”.
Për shpërndarjen e pjesës më të madhe të mallrave të porositur, kompania përdor shërbimin DroneUp.
Pasi klienti bën një porosi në internet, DroneUp merr mallin në dyqan, e vendos në një kuti dhe ia dërgon klientit, zakonisht brenda 30 minutave.
Shërbimet e shpërndarjes me dron janë veçanërisht të përshtatshme për njerëzit që banojnë në zona rurale, të moshuarit, apo ata që kanë probleme me lëvizjen.
Dronët po përdoren rregullisht në vende të tjera për të dërguar ilaçe në zonat e largëta.
Por, në Shtetet e Bashkuara përdorimi i tyre nga bizneset është ende eksperimental.
Dhe si me çdo teknologji të re, përdorimi i dronëve përballet me disa sfida, si motin e keq dhe frika për privatësinë.
“Programi ynë mund të identifikojë zona mbi të cilat nuk do të donim të fluturonte droni”, thotë Anthony Vittone, drejtor i operacioneve në kompaninë “DroneUp”.
Droni lëviz në lartësinë rreth 25 metra nga toka, lartësi kjo që ndihmon me privatësinë dhe ul nivelin e zhurmës.
Por, kompania DroneUp thotë se sfida kryesore janë rregullat e rrepta të vendosura nga Administrata Federale e Aviacionit, që mbikqyr sektorin e dronëve.
“Mendoj se administrata ka bërë shumë për avancimin e teknologjisë së dronëve, por nuk mbajnë ritmin e përparimeve tona”, thotë zoti Vittone.
Administrata Federale e Aviacionit i tha Zërit të Amerikës se nga shtatori, dronët do të duhet të transmetojnë informacionin për verifikimin e identitetit nga distanca. Ky është një hap madhor drejt Menaxhimit të Trafikut të Mjeteve pa Pilot.
“Integrimi i dronëve është një çështje e rëndësishme në Administratën Federale të Aviacionit. Bëhet fjalë për problemet e integrimit të dronëve në sistemet ekzistuese të kontrollit të trafikut ajror. Se si të sigurohemi që këto konflikte të zgjidhen në mënyrë të drejtë”, thotë Miriam McNabb, redaktore në faqen e lajmeve për dronët në internet, “DroneLife”.
Ky është një lajm i mirë për konsumatorët.
“Mendoj se aviacioni pa pilot do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë në të ardhmen. Ndërsa shtohen kompanitë e shitjeve në internet, do të mundet t’i merrni produktet në shtëpi më shpejt dhe me më shumë siguri”, thotë zoti Baugh.
Ky sektor po merr zhvillim në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera./ VOA
Today, the Minister of Education in Serbia, Branko Ruz...
The weekly magazine of the New York Times newspaper has to...
The World Food Program - a United Nations agency - wil...
Kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore parala...
Two top Republicans in Congress are seeking internal F...
Among the countless predictions about the effects of t...
US officials are warning that China and Russia would b...
As in Albania, in Greece too, the occupation of beache...
North Macedonia seems to take measures against the social ...
An explosion was heard near the Kosovo Police station in t...
Huge crowds are gathering in central London ahead of the ...
Germany and Poland have deepened economic and even militar...
Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal ësht...
The Government of Serbia has approved measures requiring t...
The government of Montenegro will declare Sunday, May ...
Belgian police on Thursday arrested seven people suspected...
The President of Serbia, Aleksandar Vucija, said that the ...
The head of Russia's Wagner Group has threatened to withdr...
Azerbaijan and Armenia made significant progress in ad...
Shefat e teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardh...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...